LAJMI I FUNDIT:

Improvizimi i një marrëveshje

A është marrëveshja që u lexua mbrëmë një marrëveshje reale për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet Kosova, apo zgjidhje për mbijetesën e dy liderëve politik, dyshes më të re, Thaçi- Mustafa? Edhe naivët më të mëdhenj e kuptojnë se këtu u improvizua një marrëveshje, e cila, realisht, gjitha problemet e shumta të Kosovës, edhe njëherë i trajton joserioze, përkundër faktit se ato janë tepër serioze, madje akute. E gjitha i ngjasoj një improvizimi, i cili i shuan shpresat se mund të krijoi alternativa të shëndetshme për vendin. Me përmbajtjen e saj dhe formën si është konstruktuar, kjo marrëveshje, ndihmon dy liderët e përmendur të notojnë nëpër ujërat e turbulluar të një politike të pashpresë dhe të paqartë, në kohën kur dytë po drejtojnë dy anije të cilat po i sulmojnë valë të shumta e të rrezikshme për ta. Përveç tjerash, kjo marrëveshje, e viktimizon një figurë të mirë policore dhe e vë në thumbin e politikës, aty ku gulçojnë interesat e gjithfarshme dhe në një terren ku vetëm marrëzia duartrokitet.

Kjo marrëveshje, njëherësh, tregon sesa vështirë është t’i kuptojmë politikanet tanë, të cilët, edhe kur duket se janë marrë vesh për diçka, tregojnë sesa te pështjelluar janë dhe sa të pamarrur vesh janë. Ky është një problem i njohur, me të cilën, vendi ynë po ballafaqohet tani e një kohë të gjatë. Kjo marrëveshje, edhe njëherë tregoi se shpirtngushtësia, cektësia dhe paaftësia e klasës sonë politike për t’i dhënë Kosovës diçka substanciale, për t’i ofruar asaj zgjidhje, është larg realitet.


Kosovës i është dashtë një marrëveshje për bashkim, e jo një ndarje në bashkim. Një marrëveshje si kjo, e cila tenton të jetë unifikuese dhe që bëhet me logjikën e selektimit (duke u përjashtua Aleanca e Ramush Haradinajt dhe Vetëvendosja e Albin Kurtit), nuk mund të jetë e tillë dhe funksionale. Ajo, mbase mund të plotëson një boshllëk momental institucional, mirëpo si ndihmon asgjë shtetit të Kosovës, imazhit të saj të rrënuar përtokë, qytetarit të saj, i cili ndodhet buzë greminës. Ajo, sigurisht se e ndihmon mbijetesën e një koalicioni që ka ardhur në krye të shtetit me vizionin për pushtet dhe jo për shtet dhe atë pas një palë zgjedhjeve të abuzuara si është më së keqi.

E për çudinë e gjithë kësaj, në sfondin e kësaj marrëveshje, u gjend një personazhe interesante, e cila, vjen nga bota e policisë, pa as më të voglën përvojë në domenin e politikës. Karriera e saj është për t’u admiruar. Kjo personazhe, me portretin e saj të shkëlqyer në polici, do ta ngazëllente çdo qytetar që do një polici të Kosovës funksionale, mirëpo është tepër naive të besohet se ajo mund t’i ndihmojë vendit, në karrigen e të parit. Kjo personazhe, ngjitet në maja të shtetit, jo pse ajo ka pas ambicie politike, sepse ndryshe do të ishte në ndonjë parti, mirëpo për qejfet e dikujt. Kjo është një tallje e rëndë. Tallja me shtetin, tallje me Institucionin e Presidentit, me policinë dhe me votuesit e shkretë të këtij vendi që është katandis në kaos politikë, pa shtegdalje.

Këta tre lider, në paaftësi ose nga shpirtngushtësia e cektësia, e viktimizojnë znj. Atifete Jahjaga pa pasur nevojë të bëjnë një gjë të tillë. Ajo, kësisoj po bëhet viktimë e një politike të ndytë dhe dashas apo jo, do të jetë tani e tutje, mbase pa fajin e saj, pjesë e pandashme e zhgënjimeve të mëdha, atyre zhgënjimeve të pambarim, me të cilat po sfidohet Kosova. Një marrëveshje politike që synon të tejkaloj gjendjen e mjerë, të cilën na ka sjell kjo klasë politike sharlatante dhe totalisht e papërgjegjshme, nuk mund të rregullojë vetën dhe imazhin e saj, me një improvizim të këtij lloji që pamë mbrëmë.

U tha me patetizëm se ngërçit politikë në Kosovë i erdh fundi. U prit me padurim të dëgjohet marrëveshja e shumëpritur nga një popull i dërmuar, që ndodhet në buzë të greminës, me një mal problemesh ekonomike e politike mbi supë. Ndërsa pritja, rezultojë tejet zhgënjyese. Ashtu, në serinë e zhgënjimeve të njëpasnjëshme, qytetari i Kosovës, ia kthej shpinën ekranit, edhe me një damkë më shumë. E, dalldia politike, mburravecëria dhe vetëkënaqësia do të vazhdojnë, me fjalë të mëdha, se gjoja u bë diçka. Madje, do të ketë politikan dhe aty këtu media që kërkojnë mirënjohje për këtë arritje, gjoja për Kosovën. Do të shpallën edhe humbësit edhe fituesit. Mirëpo, realisht mirënjohje askush s’meriton. E më së paku Isa Mustafa i LDK-së, i cili, vetëdijshëm, ja zgjati jetën kësaj keqqeverisje. E më së paku mund të besohet se kjo u bë për Kosovën. Ajo u bë vetëm për ambiciet e politikanëve që nënshkruan atë. Dhe këtu askush nuk përfiton. Më së paku Kosova.

Në trend

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori