"Imagine Dragons" janë kujdesur për  ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve në Wanda Metropolitano të Madridit, para fillimit të superndeshjes ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Liverpool.

UEFA dhe Pepsi kishin bërë të ditur se grupi i rokut ishte zgjedhur për t'i argëtuar tifozët para fillimit të sfidës ndërmjet dy klubeve angleze.


ImagineDragones 4 (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Dhe ashtu siç pritej, anëtarët e bendit u kujdesën për një atmosferë fanatstike për tifozët e futbollit që siguruan biletat për finalen e madhe.

“Ne jemi të nderuar që do performojmë me ceremoninë e hapjes finale të Ligës së Kampionëve në UEFA së bashku me Pepsin për disa nga tifozët më të pasionuar të sportit në planet”, kishte thënë frontmeni Dan Reynolds.

ImagineDragones 3 Imagine Dragons (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Tani në vitin e katërt, ceremonia e hapjes përfundimtare të Ligës së Kampionëve e paraqitur nga Pepsi bashkon botën e muzikës, argëtimit dhe sportit me një performancë të lartë energjie nga këngëtarët më në trend të momentit në tregun e muzikës ndërkombëtare.

https://twitter.com/99psyche/status/1134896879920017408

Vitin e kaluar, një përgjegjësi e tillë i ishte besuar këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila kishte ndezur skenën me interpretimin e disa prej hiteve të saj më të mëdha. /Telegrafi/

ImagineDragones 1 Imagine Dragons (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)