Nga Shqipëria, ai publikoi disa interpretime që tregojnë se si duhet të duket super-makina e ardhshme shqiptare Illyrian Pure Sport.

Illyrian Pure Sport nuk do të jetë vetëm një ide, por planifikohet ta shndërrohet kjo super veturë në realitet, përmes kompanisë Arrera Automobili, shkruan Autoblog.


Mbetet të shihet nëse ai do të ketë sukses në këtë.

20517023225fe8495f70d1b747201500 v4 big

Në çdo rast, kur (nëse) projekti të përfundojë, Illyrian Pure Sport mund të bëhet super makina e parë shqiptare me standarde ndërkombëtare, transmeton Telegarfi.

Për sa i përket dizajnit, Illyrian Pure Sport do të ndjekë modelet italiane, ndërsa trupi do të jetë prej fibrave të karbonit.

12540275565fe8495f7f8bd957132654 v4 big

Për vozitjen do të kujdeset një motor 6.2 litërsh twin-turbo LT2 V8 me 850 kuaj fuqi, i shoqëruar me një transmision me tufë të dyfishtë Tremec me 8 shpejtësi.

Vlerësohet se përshpejtimi nga 0 në 100 km / orë do të jetë 2.7 sekonda, dhe se shpejtësia maksimale do të jetë 375 km / orë. /Telegrafi/