Sot në konferencë për shtyp para ndeshjes Ballkani - Dinamo Zagreb në konferencë për media ishte trajneri Ilir Daja, i cili konfirmoi se një lojtar i skuadrës që ai drejton është ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit.

Në shtator ishte ftuar Meriton Korenica i cili pastaj kompletoi transferimin te Manisa në Turqi.


“Në dijeninë time është edhe një tjetër që është ftuar në përfaqësuesen e Kosovës. Na vjen mirë që lojtarë të tjerë tanët ftohen edhe në përfaqësuese të tjera. Kuç është shtetas i Malit të Zi edhe është ftuar nga përfaqësuesja atje”.

Ilir Daja 1

“Është ftuar edhe një tjetër lojtar, por unë nuk do ta bëj publik emrin derisa klubi ta njoftojë atë. Shpresojmë që të dërgojë sa më shumë lojtarë në përfaqësuesen e Kosovës, por edhe në të tjera përfaqësuese”.

“Nuk është presion për trajnerin e Kosovës, por për lojtarët që të ngrenë nivelin dhe të jenë gati të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare” , ka thënë Daja.

Tekniku shqiptar pra nuk e zbuloi emrin e lojtarit, por Telegrafi mëson nga burime pranë klubit së bëhet fjalë për mbrojtësin Lumbardh Dellova.

Dellova 1

Mbrojtësi që ka tri paraqitje me Kosovë, por asnjë në ndeshje zyrtare, nuk ishte ftuar për ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës dhe Rumanisë, gjë që ishte bërë bujë në media.

Dellova kishte debutuar me Kosovën ndaj Burkina Fasos në miqësore ku luajti 19 minuta në fitoren 5-0 në mars të 2022.

Ai ishte i ftuar për ndeshjet ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros, por nuk luajti fare në ndeshjet e shtatorit të vitit të shkuar.

Por dy muaj më pas ai luajti nga 90 minuta ndeshjet miqësore me Armeninë (2-2) dhe Ishujt Faroe (1-1). /Telegrafi/

telegrafi sport app