Site icon Telegrafi

“Iliada”, në gjuhën standarde shqipe

Poema e parë, por edhe më e famshme e njerëzimit, “Iliada” e Homerit, vjen e përkthyer në gjuhën standarde shqipe, nga Llambro Ruci, që u nda nga jeta para një viti, në moshën 72-vjeçare.

“Të dy veprat e Homerit, ‘Odisea’ dhe ‘Iliada’, ishin synim i jetës së tij – përveç autorëve të tjerë, nobelistëve grekë që ka përkthyer. Meqenëse ‘Odisenë’ e pa e ‘Iliadën’ nuk arriti ta shikojë, ishte detyra ime ta nxirrja në dritë këtë vepër të madhe. Vepra është e pajisur me një aparat të gjerë shpjegues, të termave edhe personazheve, që ne nuk i njohim. Jo vetëm se është e pajisur me shumë shpjegime, por është i pajisur edhe me disa studime gjermane dhe italiane”, shprehet bashkëshortja Lavdie Ruci. /Shqiptarja/

 

Exit mobile version