Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara.
Ndërsa IKSHPK tërheq vërejtjen se uji i puseve të pambrotjura janë me rrezik të lartë për kontaminim.
“Bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara me UA 16/2012, cilësia e ujit për konsum nga njeriu. Vlera e shtuar e turbullirës ndikon në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvogëlimin e kapacitetit prodhues (zvogëlim i sasisë së ujit të përpunuar), andaj kompanitë për arsye të pamundësisë së prodhimit me kapacitet të plotë janë të detyruar të aplikojnë restrikcione me orar të caktuar. Në këtë situatë qytetarët duke dashur që të kenë furnizim 24 orë me ujë detyrohen të gjejnë alternativa për furnizim nga burimet tjera të ujit”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Njoftimi i plotë
Duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura për cilësinë e ujit për pije, si rezultat i reshjeve të dendura të shiut, IKSHPK/QU ka sforcuar monitorim e cilësisë së ujit për pije, gjatë kësaj periudhe.
Bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara me UA 16/2012, cilësia e ujit për konsum nga njeriu.
Vlera e shtuar e turbullirës ndikon në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvogëlimin e kapacitetit prodhues (zvogëlim i sasisë së ujit të përpunuar), andaj kompanitë për arsye të pamundësisë së prodhimit me kapacitet të plotë janë të detyruar të aplikojnë restrikcione me orar të caktuar.
Në këtë situatë qytetarët duke dashur që të kenë furnizim 24 orë me ujë detyrohen të gjejnë alternativa për furnizim nga burimet tjera të ujit.
Bunarët/puset janë të pa mbrojtura, të pa menaxhuara dhe me rrezik të lartë për kontaminim. Andaj luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit dhe kursimin e tij si dhe në maksimum të kenë kujdes me shfrytëzimin dhe futjen e ujit në rrjet nga bunarët/puset, për arsye se cilësia e ujit ne këto resurse është jo e sigurt e posaçërisht për shkak të turbullirës.
Futja e këtij ujit do të ndikojë në ndotjen e rrjetit dhe do të reflektojë në cilësi.
IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshëm për tejkalimin e problemit aktual të cilësisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
IKSHPK do të vazhdojë mbikëqyrjen e afërt të gjendjes dhe koordinimin e veprimeve me KRU dhe institucionet tjera relevante. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përforcimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë–SHBA, takohen Prattipati – Rafuna

Oda Ekonomike e Kosovës në vizitë te Avedo Kosovo – Takim me Arianit Dragushën dhe Pranvera Ejupi-Hajzeraj për krijimin e bashkëpunimit

Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri

Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri

Hap një kapitull të ri në karrierën tënde!

Përforcimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë–SHBA, takohen Prattipati – Rafuna

E ardhmja është duke ndodhur tani: Zbuloni kompleksin e ri të “Holiday In 2” që po ndërtohet në Shëngjin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit