LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK: Cilësia e ujit të Liqenit të Badocit është përmirësuar, pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e Manganit

IKSHPK: Cilësia e ujit të Liqenit të Badocit është përmirësuar, pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e Manganit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit të destinuar për pije në Liqenin akumulues të Badocit.

Sipas njoftimit, analizat e fundit laboratorike kanë treguar se gjendja në liqe është qetësuar, cilësia e ujit është përmirësuar dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e Manganit në rrjet.

Niveli i lartë i manganit në ujë, KRU Prishtina sot shpëlan linjat magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga Badoci
Lexo po ashtu Niveli i lartë i manganit në ujë, KRU Prishtina sot shpëlan linjat magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga Badoci

“Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm”, thuhet në komunikatën për media.


IKSHPK-ja ka njoftuar qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera. Po ashtu, uji në rajonet që furnizohen nga liqenjtë akumulues Batllava dhe Ujmani mund të përdorën për pije pa përkufizim.

“Shpëlarja e rezervuarëve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët me qëllim pastrimi të Manganit të shtresuar (përgjegjësi e amvisërive dhe këshillave të banimit). Monitorimi dhe përcjellja e vazhdueshme për cilësinë e ujit po bëhet në tërë zonën e furnizimit nga liqeni i Badocit (shih hartën): Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës. Po vazhdon bashkëveprimi i IKSHPK me KRU “Prishtina” deri në normalizimin e vlerave të manganit”, bëhet e ditur tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori