U rrinë mirë të gjitha femrave, aq janë të rehatshme sa që mund t’i vishni edhe kur dilni në takime

Aktorja dhe ikona e modës, Sienna Miller, ka shëtitur rrugëve të Londrës e veshur me xhinse, të cilat do të jenë hit për vjeshtën 2022!


Sienna ‘xhinset’ i ka kombinuar me një fanellë të bardhë me bretela dhe me një gërshet të rastësishëm, syze interesante ngjyrë të kafenjtë dhe me vëthë varës të artë, transmeton Telegrafi.

293355 profimedia071678373

Sienna xhinset i ka veshur me nallane ngjyrë të kafenjtë, ka bartur çantën nga kallami dhe ka freskuar veshjen me aksesor siç është bizhuteria e artë dhe llak tirkizi për thonj.

Xhinset mund t’i vishni edhe kur dilni në mbrëmje, nëse i kombinoni me taka të larta, një top pak më formal ose një xhaketë moderne. /Telegrafi/