“Ikona e elegancës”: Melania Trump rikthen stilin e inaugurimit në paradën ushtarake të vitit

Melania Trump konsiderohet si një nga gratë më me stil në botë, gjë që e vërteton ditë pas dite
Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, na siguron me çdo paraqitje të re se është e padiskutueshme kur bëhet fjalë për stilin dhe elegancën.
Nuk ka kombinime të rrezikshme për të dhe ajo di si ta prezantojë gjithçka në mënyrën e duhur, siç janë pantallonat e njohura me lule me të cilat mahniti së fundmi. Ky model veror, me ngjyra të buta rozë dhe të bardhë nga Dolce & Gabbana, të kombinuara me taka rozë, u vlerësua nga mediet si një shembull i pastër i stilit të rafinuar me nota lozonjare.
Këtë herë, zonja e parë u shfaq në një paradë të madhe ushtarake me rastin e 250-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Amerikane, që përkoi gjithashtu me ditëlindjen e 79-të të Donald Trump.
Ngjarja u zhvillua në Uashington D.C., me prani të trupave, mjeteve ushtarake dhe zyrtarëve të lartë amerikanë. Prania e çiftit Trump tërhoqi vëmendje të madhe mediatike.
Ajo erdhi bashkë me të dhe ky numër mode i saj u bë menjëherë tema kryesore, transmeton Telegrafi.

Në fakt, Melania eci me një xhaketë të bardhë dhe një fund të gjatë me vija të holla, të dizajnuar nga stilisti amerikan Adam Lippes. Ky komplet i qepur në ShBA, i bërë nga pambuk me cilësi të lartë me vija blu të holla në sfond të bardhë ("pinstripe twill"), i dha një pamje elegante dhe solemne. Adam Lippes është i njohur për stilin e pastër dhe qasjen minimaliste amerikane, një zgjedhje e qëllimshme për këtë rast.
Krijimi i tij ishte në të gjatë inaugurimit në vitin 2017, dhe kjo kthim-prapa në veshjen e tij duket si një mesazh simbolik për rikthim në traditë dhe unitet kombëtar.
Përveç të gjitha këtyre, zgjedhja e këpucëve tërhoqi vëmendjen më të madhe. Në vend të këpucëve klasike të zeza që të gjithë prisnim, Melania zgjodhi këpucë me taka të larta nga Christian Louboutin, në një kombinim të ngjyrës blu të errët dhe të bardhë, markë e njohur franceze e cila ka qenë zgjedhja e saj e preferuar në shumë evente ndërkombëtare.
Ky kombinim stili amerikan, elegancë evropiane dhe simbole patriotike, e konfirmon edhe një herë se Melania Trump mbetet një ikonë mode, e cila e përdor veshjen si mjet të komunikimit publik dhe diplomatik. /Telegrafi/





















































