Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Regresi i drejtësisë civile”, i cili raport paraqet gjetjet nga monitorimi që IKD i ka bërë rasteve gjyqësore civile gjatë vitit 2021.
Anesa Hoxha, hulumtuese në IKD tha se ngarkesa e gjykatave me lëndë civile është si pasojë e administrimit jo adekuat të institucioneve përkitazi me kontratat kolektive.
Hoxha ka thënë se nga monitorimi sistematik që IKD i bën sistemit të drejtësisë gjatë vitit 2021 ka monitoruar gjithsej 1.166 seanca të natyrës civile prej të cilave 911 janë mbajtur ndërsa 255 janë shtyrë, e që sipas këtyre të dhënave del se çdo e pesta seancë civile është shtyrë.
Ajo ka shtuar se viti 2021 është një nga vitet i cili ka shënuar rekord të ngritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti.
“Nëse e shohim kronologjikisht, që nga viti 2018 e deri në fund të vitit 2021, numri i lëndëve të pazgjidhura pothuajse është dyfishuar përderisa në vitin 2018 numri i lëndëve të pazgjidhura ka qenë 44,213, në vitin 2021 ka qenë 85,087”, tha Hoxha.
Sa i përket ngarkesës së gjykatave me lëndë civile, sipas Hoxhës, faktori kryesor i kësaj dukurie është rritja eksponenciale e numrit të lëndëve të pranuara, ku gjatë vitit 2021 janë pranuar 43,536 lëndë.
Ndërsa, ajo shtoi se shkaktari kryesor i rritjes së numrit të lëndëve të pranuara dhe i rëndimit kaq të madh të sistemit gjyqësor konsiderohet të jetë administrimi jo adekuat i institucioneve të cilat janë të obliguara që të përmbushin detyrimet sipas Kontratave Kolektive.
Mos zbatimi i obligimeve që rrjedhin nga këto kontrata, sipas Hoxhës, ka bërë që të drejtat që rrjedhin nga këto kontrata të fitohen vetëm përmes rrugëve gjyqësore dhe kjo qasje ka rënduar tej mase gjendjen e sistemit të drejtësisë.
“Vetëm gjatë vitit 2021, rreth 17.400 lëndë civile apo 40% e lëndëve të pranuara janë lëndë të cilat rrjedhin nga kontestet që ndërlidhen me zbatimin e obligimeve përkitazi me kontratën kolektive”, tha Hoxha.
Përpos rëndesës së sistemit gjyqësor, ky mos veprim nga ana e institucioneve administrative, siç tha Hoxha, dëmton edhe buxhetin e Republikës së Kosovës, pasi që kur realizimi i të drejtave që rrjedhin nga kontratat kolektive i nënshtrohet rrugëve gjyqësore, atëherë krijohen edhe shpenzimet procedurale, që në disa raste dinë të jenë më të larta se sa vet e drejta që kërkohet.
Sa i përket efikasitetit të gjyqtarëve, Hoxha tha se nëse merret si pikë reference numri i lëndëve të cilët gjyqtarët obligohen ti zgjidhin brenda një viti, atëherë del se rritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura i ka kontribuar edhe mos efikasiteti i gjyqtarëve, kjo pasi që sipas Hoxhës, mesatarisht brenda vitit ka zgjidhur 115 lëndë më pas se sa obligimi i tyre i përcaktuar nga KGJK.
Ndërsa, sipas hulumtueses së IKD-së, Justina Frrokaj, njëra ndër sfidat tjera të administrimit të drejtësisë civile vazhdon të mbetet kohëzgjatja e procedurave gjyqësore.
Tutje, ajo ka thënë se sipas llogaritjeve të KGJK-së, mesatarja e kohëzgjatjes së lëndëve të zgjidhura vetëm në shkallë të parë është 1.261 ditë. Kjo nënkupton së për të marrë epilog një lëndë civile, vetëm në shkallë të parë, qytetarët duhet të presin gjithsej 3.4 vite.
Sipas këtyre llogaritje ajo është shprehur se në total, kohëzgjatja e një lëndë civile nga momenti i parashtrimit në gjykatë e deri në momentin kur e njëjta përfundon në Gjykatën e Apelit është gjithsej 5.3 vite.
“IKD ka evidentuar një rast kur nga data e paraqitjes së padisë e deri në nxjerrjen e vendimit nga ana e Gjykatës së Apelit kanë kaluar gjithsej 14.2 vite”, ka shtuar Frrokaj.
Në anën tjetër, ajo ka thënë se IKD ka evidentuar trajtim selektiv të rasteve në kuptim të caktimit të seancës përgatitore duke theksuar se nga gjetjet është evidentuar një rast në të cilin kanë kaluar mbi 18 vite deri në caktimin e seancës përgatitore.
IKD e ka kritikuar një qasje e tillë duke thënë se paraqet dëmtim të të drejtave të palëve si dhe dëmton imazhin e gjyqësorit në publik.
Po ashtu, nga ky raport është identifikuar një shpërndarje jo proporcionale e gjyqtarëve në vitin 2021.
Lidhur me këtë, Frrokaj ka thënë se Gjykata Themelore në Gjakovë dhe Pejë me më pak gjyqtarë ka pasur më shumë lëndë për të trajtuar në krahasim me Gjykatën Themelore në Gjilan e cila ka pasur më shumë gjyqtarë dhe më pak lëndë.
“Në Gjykatën Themelore në Gjakovë gjatë vitit 2021 kanë qenë 4 gjyqtarë të cilët kanë gjykuar lëndë të natyrës civile, në Pejë kanë qenë 6 derisa në Gjilan kanë qenë 9 të cilën kanë trajtuar më pak lëndë sesa ato në Gjakovë e Pejë”, ka thënë ajo.
Sipas IKD-së, gjatë monitorimit të sistemit të drejtësisë ka pasur raste të kundërligjshmërisë dhe jo uniformitetit lidhur me tërheqjen e padisë.
Për këtë, Frrokaj ka thënë se ka pasur raste kur paditësit nuk janë paraqitur në seancë dhe gjyqtarët i kanë konsideruar të tërhequra paditë, përkundër faktit se në seancë nuk ka marrë pjesë edhe i padituri.
“Neni 423.3 i Ligjit Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore përcakton se “Në qoftë se paditësi nuk vjen në seancën kryesore, edhe pse është thirrur rregullisht, konsiderohet se e ka tërhequr padinë, përveçse kur i padituri deklaron se kërkon që të zhvillohet shqyrtimi kryesor i çështjes në mungesë të paditësit”, ka shtuar hulumtuesja e IKD-së.
Për këtë dukuri, IKD ka vlerësuar se në këto situata duhet të ndërhyjë Gjykata Supreme, duke dhënë një mendim juridik lidhur me mënyrën adekuate të vendosjes në këto raste. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Malin Sharr shpëtohet një alpinist i lënduar çek

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë, flet Grajqevci

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?