Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të premten, ka mbajtur një tryezë virtuale në të cilën është prezantuar raporti “Cenimi i integritetit të Këshillave nga Këshillat – Raporti i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2020”.
Hulumtuesi i IKD-së, Lavdim Bajraktari, tha se një problem të cilën IKD e ka ngritur në këtë raport, ka të bëj me mos kompletimin e legjislacionit sekondar nga ana e KGJK-së. Sipas tij, janë disa akte nënligjore që kanë dal si obligime nga Ligji i ri për Gjykatat dhe ai për KGJK-në, të cilat nuk janë miratuar nga ana e KGJK-së, ndërsa, disa rregullore tjera të cilat janë miratuar nga KGJK nuk janë në përputhje me ligjin.
Mos kompletimi i legjislacionit sekondar, sipas Bajraktarit, ka bërë që gjatë vitit 2020 të mos përfundohet as procesi i vlerësimit të performancës për gjyqtarët me mandat të përhershëm sipas metodës “random”. Si aspekt pozitiv në punën e KGJK-së, Bajraktari tha se është inkorporimi i publikut në fazën e draftimit të këtyre akteve nënligjore.
Problematikë tjetër të cilën e theksojë Bajraktari, ishte edhe plotësim/ndryshimi i shpeshtë i rregulloreve nga ana e KGJK-së. Çështje tjetër të cilën e përmendi ai, ishte edhe përmbajtja e raporteve vjetore nga KGJK ku siç tha, përpos të dhënave statistikore që ofrojnë këto raporte, të njëjtat nuk sqarojnë asgjë më shumë dhe qasja analitike dhe krahasuese në to është zero.
Po ashtu, Bajraktari tha se procese të caktuara brenda KGJK-së sikurse avancimi i gjyqtarëve apo edhe dekretimi i tyre, është përcjell me mungesë të transparencës për çka tha se ka pasur kritika edhe nga vet anëtarët e KGJK-së.
Ai kritikoi KGJK-në edhe për vendimin për avancim në të njëjtën kohë, të një numri të madh të gjyqtarëve të krimeve të rënda nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për çka tha se e ka vendosur në vështirësi këtë departament, i cili edhe ashtu është më i ngarkuari në nivel vendi. Në fund të fjalës së tij, Bajraktari tha se edhe zgjedhja si kryetar i Gjykatës Themelore Prishtinë, e ish-anëtarit të KGJK-së, Armend Berisha, vetëm disa muaj pasi i njëjti kishte dhënë dorëheqje nga KGJK, është bërë në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konflikti të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.
Ndërsa, hulumtuesi Leotrim Gashi tha se as KPK nuk e ka kompletuar legjislacionin sekondar, ashtu siç parashihet me ligjin në fuqi.
Sa i përket çështjes së llogaridhënies dhe transparencës së KPK-së, Gashi tha se KPK ka publikuar raportin vjetor të punës dhe të Prokurorit të Shtetit brenda afateve ligjore si dhe ka bërë vlerësim të pjesshëm të perfomancës së prokurorëve. Sipas Gashit, ka pasur mangësi në transparencë sa i përket përgjigjeve në kërkesat për qasje në dokumente publike, publikimit të vendimeve të KPK-së si dhe të publikimit të vendimeve në gjuhën serbe.
Edhe këtë vit, sikurse në vitet e kaluara, IKD ka gjetur se KPK ka vazhduar me praktikën e avancimit të prokurorëve në emër të transferimeve, pa kaluar përmes institutit të konkursit. Siç tha Gashi, në raport janë trajtuar edhe dorëheqjet e tre anëtarëve të KPK-së, pak para shpalljes së konkursit për kryeprokurorë, duke shtuar se kandidimi i ish-anëtares Dëshirë Jusaj për Kryeprokurore në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është bërë në kundërshtim me ligjin.
Përpos kësaj, Gashi tha se KPK ka zgjedhur edhe Jetish Malokun si kryesues të saj, mirëpo ai tha se sipas IKD-së, vet zgjedhja e tij si anëtarë i KPK-së është e kundërligjshme sepse prokurori Jetish Maloku, gjatë viteve 2011-2015 ka qenë anëtarë i KPK-së.
Lidhur me gjetjet e këtij raporti, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit Valdrin Krasniqi, në këtë tryezë virtuale fillimisht tha se i sugjeron IKD-në që në të ardhmen, në rastet e publikimit të raporteve që kanë të bëjnë me punën e sistemit prokurorial, tu dërgohen atyre paraprakisht për komente. Ai tha se nuk qëndrojnë pretendimet e IKD-së se KPK ka dështuar të miratoj legjislacionin sekondar të paraparë me Ligjin e ri për KPK, pasi sipas tij, nga viti 2015 e deri më tani Këshilli ka miratuar rreth 30 rregullore e udhëzime administrative dhe akte të tjera nënligjore.
Lidhur me dorëheqjet e tre prokuroreve pak kohë para shpalljes së konkursit për kryeprokuror të gjashtë prokurorive themelore dhe të Apelit, Krasniqi tha se dy nga ta vetëm kanë bërë një njoftim paraprak për një dorëheqje të tyre të mundshme, por që më pas e kishin revokuar.
Po ashtu, Krasniqi tha se nuk qëndron as pretendimi i IKD-së se nuk janë arritur të miratohen rregulloret e planifikuara të miratohen për vitin 2020. Sipas tij KPK ka bërë kërkesa në organet qeveritare qendrore dhe komunale mirëpo duke marrë parasysh se që në vitin 2021 buxhetit te Këshillit Prokurorial i janë ndarë vetëm 60,000 euro, atëherë me të njëjtat është e pamundur të blejnë një parcelë dhe të ndërtojnë një ndërtesë për këtë Prokurori.
Krasniqi shtoi se KPK ka vepruar drejtë kur ka vlerësuar përformancën e 50 prokurorëve për shkak se sipas tij, numrit prej 197 prokurorëve duhet t’i hiqen prokurorët të cilët kanë mandat fillestar e për të cilët mënyra e vlerësimit të tyre me ligj dallon nga prokurorët të cilët vlerësohen me mandat të përhershëm.
Sa i përket raportimit të kryeprokurorëve në KPK, Krasniqi tha se ata nuk e kanë parë relevante që të ftojnë kryeprokurorët në takime virtuale sepse të njëjtit kanë bërë raportime me shkrim në baza tre mujore. Lidhur me çështjen e publikimit të vendimeve, ai tha se nuk janë publikuar vetëm vendimet të cilat kanë pasur të bëjnë me vlerësimin e performancës së prokurorëve, ndërsa për mungesën e përkthimeve të vendimeve, ai tha se janë në vështirësi të plotësimit të vendeve të përkthyesve.
Ndërsa hulumtuesi i lartë i IKD-së Gzim Shala, duke iu përgjigjur pretendimeve të Krasniqit tha se IKD, më 5 para 2021, e ka dërguar draftin e raportit tek të gjithë anëtarët e KPK-së, KGK-së, Kryetarët e Gjykatave dhe tek Kryeprokurorët, porse nga KPK nuk ka pranuar komente.
Shala po ashtu tha se sa i përket miratimit të legjislacionit sekondar, ligjin bazik për KPK-në tanimë ka ndryshuar dhe duke u bazuar në dispozitat përfundimtare të këtij ligji, KPK obligohet të miratojë legjislacion të ri sekondar.
Ndërsa lidhur me mos publikimin e vendimeve të KPK-së në web-faqën zyrtare, Shala tha se IKD gjithmonë ka pasqyruar progresin e bërë nga KPK dhe KGJK në publikimin e vendimeve të tyre, por sipas tij te rasti i KPK-së, në vitin 2020, nuk janë publikuar 35% e tyre, çka paraqet një shifër shumë të lartë.
Sa i përket dorëheqjeve të anëtarëve të KPK-së në prag të shpalljes së konkursit për Kryeprokurorë, Shala ka thënë se KPK kundërligjshëm e ka konfirmuar kandidaturës e ish-anëtares Dëshirë Jusaj për Kryeprokurore të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Kliko KËTU për të shikuar raportin e plotë të IKD-së “Cenimi i integritetit të Këshillave nga Këshillat – Raporti i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2020”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?