Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se me shqetësim është duke përcjellur akuzat dhe kundër akuzat në mes të Ministrisë së Drejtësisë (MD) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Ku përmes kësaj qasje është duke u cenuar pavarësia e sistemit të drejtësisë në vend dhe po ashtu janë duke u vënë në rrezik ndërmarrja e reformave të nevojshme për sistemin e drejtësisë.
Në një komuikatë për media IKD thotë se vendimi i fundit i KPK për të ngrirë bashkëpunimin institucional me Ministrinë e Drejtësisë, sikurse edhe deklaratat politike të Ministrisë së Drejtësisë ndaj sistemit prokurorial cenojnë dhe dëmtojnë pavarësinë e sistemit prokurorial të garantuar me Kushtetutë dhe ligj, paraqesin pengesë për të promovuar sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe zbatimin e reformave të filluara.
“Kosova është duke kaluar përmes një fazë kritike që lidhet me tre procese të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin dhe ngritjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si procesi i Vettingut, zbatimi i Strategjisë për Sundimin e Ligjit dhe pakoja e ligjeve të sistemit prokurorial të Kosovës”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.
IKD vlerëson dhe mbetet pranë nismës së saj për ta përfshirë sistemin e drejtësisë në procesin e Vettingut, si proces pa alternativë. Si i tillë, ky proces kërkon dialog konstruktiv dhe të bazuar në fakte dhe mirëbesim në mes të partisë në pushtet në radhë të parë me partnerët ndërkombëtarë, pasuar me dialog konstruktiv dhe përmbajtjesorë me akterët e sistemit të drejtësisë, partitë politike opozitare dhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë.
Ndërsa, sipas IKD, miratimi i Strategjia për Sundimin e Ligjit mbetet një ndër sukseset më të mëdha në fushën e sundimit të ligjit nga viti 1999, në fushën e politik-bërjes.
“Miratimi i kësaj strategjie është përcjellur së paku në katër vitet e fundit më një dialog dhe bashkëpunim konstruktiv mes partive në pushtet me akterët e sistemit të drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë, përfshirë ndihmën profesionale dhe financiare të partnerëve ndërkombëtarë. Strategjia parasheh qe zbatimi dhe monitorimi i zbatimit të saj realizohet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e sistemit të drejtësisë”.
Sipas IKD-së pjesë e zbatimit të Strategjisë është plotësim ndryshimi i ligjeve të sistemit prokurorial, ku hyjnë ligjet për KPK, Prokurorin e Shtetit dhe Ligjin për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Përmes këtyre ligjeve dhe në bazë të objektivave të përcaktuara me Strategji synohet të rritet dhe përmirësohet llogaridhënia, integriteti, profesionalizmi, administrimi dhe menaxhimi efikas i sistemit prokurorial në Kosovë.
“Të gjitha këto procese duhet të zhvillohen përmes bashkëpunimit, koordinimit dhe mirëbesimit të ndërsjellë në mes të institucioneve qeveritare, akterëve të sistemit prokurorial, partnerëve ndërkombëtarë, shoqërisë civile dhe publikut”.
“Fatkeqësisht, retorika e përdorur ditëve të fundit në mes të akterëve të caktuar të MD-së dhe sistemit prokurorial janë duke penguar zhvillimin e këtyre proceseve. IKD në vazhdimësi ka potencuar se sistemi i drejtësisë ka probleme serioze, të konfirmuara edhe përmes raporteve ndërkombëtare, të cilat kërkojnë intervenime të shpejta por përmes një procesi gjithëpërfshirës të bazuar në mirëbesim, bashkëpunim dhe koordinim institucional. IKD në pajtim me obligimet që dalin nga Kushtetuta e Kosovës, por edhe standardet ndërkombëtare dënon çdo deklaratë politike që cenon pavarësinë dhe integritetin e sistemit prokurorial, dhe që paraqet pengesë për të vazhduar me reformat e sistemit të drejtësisë”.
Po ashtu IKD dënon qasjen e gabuar të institucioneve kushtetuese, siç është sistemi prokurorial, të cilat përmes bojkotit tentojnë të pengojnë po ashtu procesin e reformës së sistemit të drejtësisë.
Në këtë drejtim, IKD fton MD që të ndalojë me deklaratat politike që cenojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor apo prokurorial dhe vazhdimësinë e reformave në sistemin e drejtësisë, të cilat përkojnë me pritjet e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Po ashtu, IKD pret nga KPK që të ndal bojkotin e pjesëmarrjes në grupe punuese dhe takimet me akterë të sistemit të drejtësisë, përfshirë MD që për qëllim kanë miratimin e reformave të filluara.
Në këtë drejtim, IKD fton MD dhe KPK që me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë pa vonesë të caktojnë takim ku do të mënjanohen pengesat dhe konfirmojnë angazhimin e tyre ndaj reformave të nisura për të përmbushur obligimet e tyre kushtetuese dhe ligjore, por edhe pritjet e qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar