LAJMI I FUNDIT:

IKD: Dështoi mbrojtja e buxhetit të Kosovës nga veteranët e rrejshëm

IKD: Dështoi mbrojtja e buxhetit të Kosovës nga veteranët e rrejshëm

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës: Analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e veteranëve të rrejshëm”.

Me këtë rast, u tha se sistemi i drejtësisë nuk ka përmbushur obligimet ligjore në rastin e “veteranëve” dhe se trajtimi i rasteve të tilla po bëhet në formë shablloni.

Nga IKD, Hyrije Mehmeti tha se prokurorët dhe gjykatësit kanë dështuar të mbrojnë interesin publik, buxhetin e Kosovës nga veteranët e rrejshëm.


Ndërkaq, Gzim Shala i renditi të gjitha arsyet se pse prokurorët do të duhej të ishin më efikas në këtë drejtim dhe formën si do të duhej të veprohej.

Sipas tij, edhe Gjykata Themelore në Pejë ka marrë disa aktgjykime, por pa kompensim.

“Prokurori i Shtetit, Gjykata Themelore e Pejës kanë dështuar në mbrojtën e buxhetit të shtetit sa i përket lëndës veteranët e rrejshëm”, tha ai.

Kurse, Driton Nocaj i drejtoi institucioneve disa rekomandime të IKD-së.

“Prokurorët e Shtetit të kuptojnë drejt misionin e tyre përballë mbrojtjes së interesit publik dhe jo vetëm që të jetë tendenca e vetme të jetë shpallja fajtor e personave të akuzuar”, tha ai.

Ky raport është bërë në përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori