LAJMI I FUNDIT:

IJF-ja nderon me statujë prej bronzi Majlinda Kelmendin, Ministri Gashi falënderon Federatën Ndërkombëtare të Xhudos

IJF-ja nderon me statujë prej bronzi Majlinda Kelmendin, Ministri Gashi falënderon Federatën Ndërkombëtare të Xhudos

Xhudistja shqiptare me famë botërore, Majlinda Kelmendi do të ketë statujë të saj të bronztë.

Kështu së paku gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar trajneri i xhudistes pejane, Driton Kuka, i cili është një ndër meritorët që garuesja ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio de Janiero.

Edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke e konsideruar si lajm të mirë vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.


Driton Kuka: Federata Botërore e Xhudos do t’i ndërtojë statujë Majlinda Kelmendit
Lexo po ashtu Driton Kuka: Federata Botërore e Xhudos do t’i ndërtojë statujë Majlinda Kelmendit

“Është lajm shumë i mirë, vendimi nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, për ta nderuar me statujë bronzi ikonën e xhudos kosovare e ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi”.

“Si ministër, e mirëpres bashkëpunimin me Majlinda Kelmendin e Driton Kukën si dhe me autoritetet qendrore e lokale për të përcaktuar vendin e përshtatshëm për vendosjen e statujës”.

“Dua të falënderoj drejtuesit e IJF-së me në krye Marius Vizer për këtë vendim të qëlluar dhe i përgëzoj Majlindën, Dritonin dhe tërë ekipin e tij për këtë mirënjohje nga IJF-ja, një dëshmi kjo për suksesin, arritjet e traditën tashmë të krijuar të Xhudës në Kosovë”, ka shkruar ministri në llogarinë personale në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori