Lazio është skuadra që ka kërkuar me ngulm rifillimin e sezonit, ndërsa për këtë së fundmi ka folur edhe drejtori sportiv, Igli Tare. 

Megjithatë duke qenë se ende nuk ka një vendim për datën e rinisjes së stërvitjes, klubi kryeqytetas ka reaguar zyrtarisht ditën e sotme nëpërmjet Igli Tares, i cili akuzoi edhe Ministrin e Sporteve se po vepron në favor të atyre që nuk duan rifillimin e kampionatit.


“Kemi mbetur të gjithë të befasuar, pasi kemi respektuar çdo vendim të qeverisë dhe prisnim që 4 maji të ishte data e rifillimit të stërvitjes”.

tare

“Kam dëgjuar edhe fjalët e ministrit Spadafora, të cilat më duken kontradiktore, sepse nga një anë thotë se mendon për shëndetin e të gjithëve, ndërsa nga ana tjetër lejojnë njerëzit të stërviten në park”.

“Nuk mund të jetë më i sigurt një park publik, sesa ambientet e klubeve që do të monitorohen sipas protokollit të sigurisë”, ka thënë fillimisht Tare.

Më pas ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare lëshoi kritika edhe për rivalët e Lazios në kampionatin Italian, Juventusin dhe Interin.

014371400 1570407530 20191006 Juventus Menang Atas Inter Milan AP 5

“E dimë që është një situatë e vështirë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por nuk po kërkojmë rikthimin e njerëzve në stadium”.

“Thjesht duam të sakrifikojmë sadopak për të mbyllur kampionatin sipas rregullave. Më vjen keq edhe për faktin se klube si Interi e Juventusi nuk po marrin një pozicion të qartë në këtë situatë”, ka thënë Tare. /Telegrafi/

telegrafi sport app