Idrizi takohet me nxënësit nga Vushtrria dhe Tetova, ata po e forcojnë bashkëpunimin përmes projektit “Supershkollat"

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot ka pritur në takim nxënësit e shkollës ekonomike “8 Shtatori” nga Tetova dhe ata të shkollës profesionale “Bahri Haxha” nga Vushtrria.
Këta nxënës janë duke vazhduar ta forcojnë bashkëpunimin e tyre përmes projektit “Supershkollat”, shkruan Telegrafi.
Idrizi ka thënë se ky projekt është shndërruar në një urë të fortë mes dy shkollave dhe dy qyteteve.
“Ky projekt tashmë ka tejkaluar qëllimin fillestar të shkëmbimit të përvojave dhe është shndërruar në një urë të fortë mes dy shkollave dhe dy qyteteve, duke u mundësuar të rinjve të mësojnë nga njëri-tjetri, të pasurojnë njohuritë e tyre profesionale dhe të promovojnë vlerat e përbashkëta kulturore e educative”, ka thënë Idrizi.
Ai është shprehur se ishte kënaqësi të bashkëbisedonte me nxënësit që sipas tij, me përkushtimin dhe entuziazmin e tyre po ndërtojnë ura të reja bashkëpunimi. /Telegrafi/








































