IDF-ja izraelite furnizon ushtarët e vet në Gazë, u hedh me parashutë mbi 7 mijë litra ujë

Izraeli ushtarëve të vet në Gaza u ka dërguar me parashuta shtatë tonelata ujë, kanë njoftuar nga IDF-ja duke publikuar edhe pamjet e këtij aksioni.
“Me parashuta i kemi pajisur me shtatë tonelata ujë ushtarët tanë në qytetin Khan Younis. Sistemi i furnizimit është një sistem operacional i avancuar që mundëson dërgimin e pajisjeve në forcat tokësore nëpërmjet parashutës dhe me përdorimin e navigimit preciz”, ka shkruar IDF-ja në Telegram.
"Ky është përdorimi i parë i tillë operacional i sistemit që nga Lufta e Dytë e Libanit. Ne përdorëm aeroplanin e ngarkesave Shimshon për dërgesë," shton ai.
Nga
Telegrafi
11/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































