Policia përmes një komunikate për media ka konfirmuar vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri sot në Prishtinë.   Sot rreth  orës 12:00, policia  ka marrë informacionin se në afërsi të parkut të qytetit në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.


Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat:

A. Gashi, 26 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,

Agaj, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ,

të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat    (E. Agaj), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 13:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

 “Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, thuhet më tej në komunikatë./Telegrafi/

[related-to url="https://telegrafi.com/ky-eshte-eron-agaj-21-vjecari-vrare-sot-foto/"

1_1472474098-32367

2_1472474102-7656196