Identifikohen dy shtetasit e Maqedonisë të cilët u mbytën në Durrës

12:"Romina Malaj
Janë identifikuar dy shtetasit e Maqedonisë të cilët sot u mbytën në plazhin në Spile në Durrës.
Sipas Top Channel, bëhet fjalë për R.M (80) dhe C.M (78) nga Manastiri, të cilët për gjashtë vite me radhë kanë pushuar në të njëjtin plazh.
Ata kanë qenë pjesë 52 turistëve nga Maqedonia të cilët para katër ditëve kanë ardhur në Durrës.
"Pas drekës, tre persona nga grupi kanë hyrë në det, por vetëm njëri prej tyre ka dalë i gjallë. Njëri prej viktimave ka qenë i sëmunrë prej zemrës", thonë nga TCH.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 në plazh publik./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































