Ideali i pathyeshëm i trimit të UÇK-së
(Në përkujtim të jetës dhe veprës të Komandant Malush Ahmetit)
Malushi u rrit në një familje më formim kombëtar, e cila për bazë kishte ndjenjën e pa shterur të patriotizmit dhe luftës për liri, familje e cila nxori çdo herë nga gjiri i saj djem që dhanë çdo gjë nga vetja e tyre për Lirinë e Kosovës. Malush Ahmeti u lind me 16 nëntor 1951 në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt, shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Skenderaj. Pas mbarimit të shkollës së mesme punësohet në Ndërmarrjen “Ramiz Sadiku”, ku punon deri në hyrjen e masave të dhunshme të armikut në vitin 1990. Pas vitit 1990 si shume shqiptarë të tjerë edhe Malushi bëri orvatje për t’i siguruar mbijetesën familjes. Duke e parë së mbijetesa sigurohet, por edhe jetesa e mirë mund të bëhet, siç e bënin disa duke u bërë servil të pushtuesit, ai vlerësoj diçka me shumë se jetën, lirinë e vendit të tij, dhe tha së nuk jetohet i robëruar.
Malushi qysh në vitet 1991-1992 e dinte se çlirimtaret gjithmonë do kenë mangësi armët dhe fillon të prodhoj disa lloje të armëve artizanale. Armiku, si çdo herë, me mbështetje të servileve shqipfolës e dikton dhe pas disa viteve përcjellje e rrethojnë dhe ja marrin të gjitha mjetet e punës dhe armatimin. Mirëpo fati deshi që atë moment Malushi nuk ishte në shtëpi dhe se i gjallë kurrë nuk do të dorëzohej, pas këtij rasti ai u dënua në mungesë me burgim nga regjimi serbë. Veprimet e lëvizjet e tij karakterizoheshin nga një thjeshtësi e natyrshme ishte i motivuar për tu organizuar në mbrojtje te atdheut dhe për të larguar okupatorin serb nga Kosova. Ai prapë filloj me prodhimin e armëve dhe me të dalë në skenë UÇK-ja Malushin e gjënë të përgatitur me gjithë atë armatim që kishte jo vetëm për vete, por edhe për shokët e tij.
Malush Ahmeti ishte njeri më integritet të lartë moral, sinqeriteti i Malushit kishte famë universale në të gjithë njësitin e tij dhe UÇK. Ishte njëri ndër ushtarët e parë në fshatin Rezallë që ju bashkua Komandantit Legjendar Adem Jashari, me të cilin kishte kontakte të më hershme. Në mëngjesin e 5 marsit 1998, sulmohet familja e Komandantit Adem Jashari nga forca te shumta paramilitare serbe, nga aty Komandanti i tregoj botës mbarë, se këtu behet luftë, dhe ky popull donë lirin e vendit të tij. Malushi më të dëgjuar krismat, nuk i lejoj vetës të rrinte duar kryq sepse shumë më herët ishte betuar se do ta luftoj armikun.
Për trima ka shumë e shumë vargje qe i kanë përshkruar shkrimtarët në letër, se në realitet historinë e shkruajnë trimat e përshkruajnë të tjerët. Pasi osmanlinjtë e zunë në pabesi udhëheqësin ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sulejman Vokshin, e dënuan me vdekje në litar. Kryetari i gjyqit ushtarak të Prizrenit e pyeti:
-Ke gjë për të thënë; Sulejman Vokshi, duke shikuar me përbuzje i tha:
-Po, kam. Mua mund të më vrisni e të më varni, se unë, një jam, por malet e Shqipërisë, ku luftojnë trimat për liri, as nuk mund t’i varni e as t’i vrisni kurrë.
Komandanti Legjendar, nuk ishte vetëm, por si legjendë mbeti i tillë, se legjendat janë një dhe te pa përsëritur ne histori. Ai, la trimat pas ne malet e Kosovës, duke vazhdua rrugëtimin e tij.
Personaliteti i Malushit, ishte i veçanet, shokët e tij kanë shprehur të gjithë të njëjtin admirim për vetëkontrollin e tij të palëkundur dhe vendosmërinë e patundur. Dëshpërimi e melankolia ishin të panjohura për të. Edhe kur ishte i rrethuar nga të gjitha anët nga perspektiva të zymta e kundërsulme të ashpra, besimi i tij në triumfin përfundimtar të së vërtetës nuk u lëkund kurrë për asnjë çast. Ai, shpesh thoshte vargjet qe kishte mësuar gjatë historisë, “Nuk duam as Shqipëri të vogël as të madhe, duam Shqipëri që është, si nga pikëpamja historike ashtu dhe nga ajo etnografike, me popull, me zakone, me tradita, me doke dhe gjuhë e vend shqiptar, dhe si i tillë, kryekëput pjesë plotësuese e Shqipërisë Tansore, duam shkurt, vetëm gjithçka që është e jona.
Malushi Ahmeti ishte një trim i pathyeshëm në luftë i cili tregoj guxim të madh duke marrë pjesë në shumë beteja jo vetëm në Rezallë, por edhe në vende tjera të Kosovës: Jashanicë, Shalë, Kiev, Llapushnik, Klinë, Qubrel dhe në shumë beteja tjera ku shumë shpejt u dallua dhe mori Gradën Epror i Lartë i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës dhe Komandant i Njësisë Punuese. Më 11 shator 1998 armiku filloj një fushatë shumë të madhe me një kontingjent të madh të tankeve, mirëpo pa pritur në fshatin Morinë hasin në një rezistencë mjaftë të madhe nga forcat e UÇK-së të udhëhequr nga Malush Ahmeti me shokë të cilët me një sulm të furishëm i zmbrapsën forcat serbe duke mos lejuar depërtimin në fshatin Morinë. Ne këtë betejë Malushi u tregua shumë strateg dhe shumë i guximshëm për ta mbrojtur tokën e Kosovës, i cili sipas nevojës herë me top e herë duke përdorur armë të tjera, gjuante forcat serbe duke u shkaktuar humbje të mëdha si në njerëz po ashtu edhe në teknik ushtarake. Kjo luftë zgjati rreth tri ditë, u zhvilluan shumë luftime të rrepta dhe në distanca shumë të afërta deri në 20m.
Është fakt se nuk ndeshet asnjë shembull tjetër në histori për të bëmat e armiqve më të përbetuar, të cilët kishin derdhur gjak të pafajshëm, të cilët nuk kishin treguar mëshirë për njerëzit e pambrojtur, gratë, pleqtë e fëmijë, të cilët armiq ishin përpjekur në kulm për ta vrarë jetën në Kosovë. Edhe lajmi shumë i dhimbshëm dhe tronditës për vrasjen e djalit Leotrimit 7 vjeçar si dhe plagosja e shumë anëtareve të familjes, Malushin nuk e ndali asnjë çast nga lufta për Lirinë e Kosovës. Madje pas këtij lajmi të hidhur Malushi tha: “EDHE NESE TË GJITHË VDESIM PËR LIRI PRAP ËSHTË PAK”. Pushka ime dhe e familjes time nuk do të ndalet deri në vdekje. Mirëpo gjatë varrimit Malushi ishte i mërzitur sepse po luftonte qe brezat e ri të jetojnë të lirë dhe të lumtur në Kosovën tonë të dashur dhe Leotrimi nuk e pati një fat të tillë, andaj Malushi tha: “Biri im i lehtë të qoftë dheu i Kosovës nënë. Do të luftoj deri në vdekje vetëm për një qëllim që të mos jemi të robëruar”.
Malushi ishte i angazhuar me të gjithë familjen e ngushtë dhe të gjerë në radhët UÇK-së, mirëpo pati shumë anëtarë të familjes të humbur djali Leotrimi i vrarë, vajzën Fatmire të plagosur, djalin e vëllait Brahimin të plagosur rënd dhe shumë anëtarë tjerë të vrarë e të burgosur, mirëpo kjo nuk e bëri të ndryshoj rrugën për të mos mundur t’i bëjë ballë armikut, ai prapë vazhdoj me luftime deri në vdekje duke qenë këmbëngulës në çlirimin e vendit që Populli Shqiptarë të mos jetojë i robëruar.
Nën Komandën e Malushit kishte shumë luftëtar të dalluar dhe të disiplinuar njëri ndër ta edhe djali i tij Bahriu, i cili do t’i qëndronte në krah përherë babait të tij në të gjitha betejat UÇK-së. Gjatë kohës sa po zhvilloheshin luftime dhe nevojës për armë Malushi me mjeshtrin e tij të rrallë do të prodhoj disa armë njëra ndër to është Topi, (i cili sot gjendet në muzeun e Republikës së Kosovës), minahedhës të ndryshëm, murtaja dore si dhe riparimin e të gjithë armatimit i cili vinte nga gjitha viset e Kosovës.
Vlen të përmendet beteja më 12 maj 1999 ku një grup paramilitarësh dhe mercenarë rusë nga pjesa e Makerrmalit hynë në Rezallë në lagjen Hakolli ku papritmas hasen në ushtarë të UÇK-së ku në atë rast u plagos Haki Aruqi, mirëpo falë shkathtësive të Bahri Ahmetit me një shpejtësi reagoi, ku në vend vrau një paramilitarë dhe plagosi disa të tjerë dhe ua mori gjithë armatimin. Nga ajo ditë ju shtua UÇK-së edhe një ushtarë, qe në mbrëmje Bahriu u shpërblye me armen e armikut, ndërsa arma e vet iu dha ushtarit të ri. Ishte ky momenti më emocional si i Komandantëve po ashtu edhe i ushtarëve kur Malushi me lot në sy tha se “Edhe nëse sot vdes, më nuk më mbetet merak, sepse e nxora hakun e djalit duke e pas armikun në dorë nga afër”, edhe pse shumë herë e kishte marrë hakun jo vetëm të djalit Leotrimit, por edhe të shumë Dëshmorëve të Kosovës, mirëpo sikur e ndjeu se nuk ishte larg vdekjes.
Me 15 maj 1999 ne orët e para të mëngjesit forcat paramilitare serbe ia mësyn Rezallës, nga të gjitha anët dhe filluan granatimet në mënyrë që të kenë më lehtë të hyjnë në fshat duke pasur parasysh humbjet e mëdha që i kanë pasur aty. Malushi me bashkëluftëtar dhe me familjarët e vetë i doli në pritë armikut. Ai luftoi me tërë potencialin që kishte duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut pa luajtur prej istikamit deri në frymën e fundit, sy pa trembur deri ne rënien në altarin e lirisë, siç i ka hije një dëshmori dhe siç na i kujton fjalët e tij: “Për tokën time të larë me gjak – jetën do ta japë, dhe me dukët pak”.
Rënia heroike e Eprorit dhe Komandantit të UÇK-së Malush Ahmeti ishte një humbje e madhe dhe një grusht i rënd për luftëtarët e Lirisë, që nga momenti i vrasjes rezistenca veç u vështirësua. Komandantët Ilaz Derguti dhe Ahmet Zabeli dhanë urdhrin që të tërhiqen nga pozicionet, sepse kishte vështirësi për luftime. Mirëpo luftëtarët e Rezallës nuk harruan amanetin e Malushit për të mos e lënë armikun që të shkel truallin tonë. Filluan t’i minojnë rrugët natën e t’i shikonin gjatë ditës duke i lënë kockat armiku. Ushtria dhe policia serbe ishin të vendosura në shtëpinë e Malushit, ata gjatë tërheqjes nga fshati duke e ditur se këta djem që po ju shkaktojnë humbje të mëdha janë bashkëluftëtar të Malushit dhe janë duke e mbajtur amanetin e tij, si hakmarrje e minuan shtëpinë ku e rrënuan deri në themel. Mirëpo themelet e lirisë nuk munden t’i rrënojnë, themele të cilat i ndërtoi Malushi me familje dhe me bashkëluftëtarë.
Sot me krenari shkolla fillore në fshatin Rezallë mban emrin e heroit tonë Malush Ahmeti dhe si shenjë nderimi për veprat dhe kontributin e dhënë për çështje Kombëtare ju është ndërtuar busti. Por, me lejoni të kthehem edhe njëherë historisë, ditën kur ka ra Malush Ahmeti në altarin e lirisë, ka qenë 100 vjetori i Lidhjes së Pejës! A thua do ta mendonin themeluesit e Lidhjes se Pejës se edhe mbas 100 vitesh djemtë si Malush Ahmeti dhe qindra dëshmorë tjerë të Kosovës do te ishin akoma duke luftuar për liri! Mirëpo, Malushi thoshte “Fëmijët tanë do të jetojnë si ideal i yni i lirisë për të cilën po luftojmë”.
Ne Populli, përjetësisht duhet të kujtojmë kush ishte Malush Ahmeti dhe Dëshmorët e tjerë dhe çka nënkuptojnë ata për jetën tonë në liri. Jeta dhe vepra e Malushit ishte vetë jeta e Popullit të Kosovës. Është çlirimi, liria dhe Pavarësia e Kosovës. Një popull që i përkujton dëshmorët, historia nuk i përsëritet. 12 vjetori i rënies së heroit tonë Malush Ahmetit, familjen e tij i gjënë më Malushin e vogël 3 muajsh të cilit i urojme jetë të gjate e të lumtur në Kosovën e lire dhe e trashëgoftë emrin e gjyshit trim, emër që përherë do ta bëjë të ndihet krenar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëG Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër