LAJMI I FUNDIT:

Ideale për banesa: Kur nuk keni mysafirë, letra e yndyrshme mund të pengojë grumbullimin e pluhurit

Ideale për banesa: Kur nuk keni mysafirë, letra e yndyrshme mund të pengojë grumbullimin e pluhurit

Ky truk do t’ju kursejë kohën në pastrimin e pluhurit, aq më parë në vendet vështirë të qasshme.

Është shumë e thjeshtë: Vendosni një fletë letre të yndyrshme në sipërfaqet në të cilat është e vështirë t’i arrini. Në vend që të ngjiten për skaje të dollapit, grimcat do të ngjiten për sipërfaqen e letrës së yndyrshme.

Pastaj, kur të jetë koha për pastrim të themeltë të shtëpisë, e gjitha që duhet të bëni është që me kujdes të vendosni fletën, ta hidhni dhe ta zëvendësoni me një fletë të re.


Foto: Dreamstime

Fletët e letrës me dyllë duhet zëvendësuar në çdo tre deri në katër muaj. Për ta bërë këtë truk kuzhine të pranueshëm ekologjikisht, fshini fletën e letrës së yndyrshme me leckë të njomë, pastaj lajeni. Vepron edhe jashtë kuzhinës.

Ky truk gjithashtu funksionon mirë edhe në hapësirat ku ka qarkullim të vogël. Komotë dhe dollapët gjithashtu mund të jenë të veshura në dhoma. Pak para se të vijnë mysafirët tuaj, hidhni letrën me pluhur. Është një mënyrë e thjeshtë për t’i bërë mysafirët më pak stresues, shkruan Fox News. /Telegrafi/