LAJMI I FUNDIT:

Ide për gjeneratën e shtatë të Polos (Foto)

Ide për gjeneratën e shtatë të Polos (Foto)

Sipas fotografive të publikuara në internet, modeli i ri i VW Polo do të jetë shumë më agresiv.

Gjiganti gjerman Volkswagen akoma nuk është duke menduar për gjeneratën e ardhshme të një prej modeleve më të mira dhe më të njohura, mirëpo njerëzit që punojnë në pjesën e dizajnit të kësaj kompanie nuk kane hezituar që të japin paraqitje vizuale se si mund të duket automjeti i ri.

polo1


Krahas modeleve Golf dhe Passat, prodhuesi gjerman krenohet edhe me model më të vogël – Polon e famshme.

Aktualisht është duke u prodhuar dhe duke u shitur gjenerata e pestë e kësaj veture, ndërsa gjeneratën e gjashtë do ta presim pas dy apo tre viteve.

Megjithatë, në internet janë publikuar fotografi dhe ideime se si do të dukej gjenerata e shtatë e Polos. Në bazë të fotografive, modeli i ri pritet të jetë shumë më agresiv në raport me këto të deritanishmit. /Telegrafi/

polo-fk