Mish viçi, domate, qepë, spec i bluar, me pak pure patatesh – dhe kjo është drekë e shkëlqyeshme e cila do t’u pëlqejë të gjithëve! Përbërësit:- 800 g mish viçi (të butë), - 4 qepë të madhësisë mesatare, - një filxhan i plotë lëng domateje, - 3 thelpinj hudhre, - piper, - kripë, - spec i kuq i bluar, - 1 lugë e gjysmë niseshte, - shtojcë: pure patateje apo makarona të zier.Përgatitja:

Fërgoni qepën e grirë deri sa të marrë ngjyrë të gështenjtë (derisa të karamelizohet), shtoni kripën dhe mishin, në mënyrë që të mbulojë qepën – pastaj edhe hudhrën, piperin, specin e kuq, domaten e zier.


Të gjitha fërgoni në zjarr mesatar, derisa mishi të zbutet, duke shtuar ujë sipas nevojës.

Tundni 1 lugë e gjysmë niseshte me pak ujë dhe shtojani masës kur mishi të zbutet.

Shërbejeni me pure patateje apo me makarona, ndonëse kjo gjellë shkon mirë edhe me qofte, transmeton Telegrafi.