Me mbi 6,000 vende pune të krijuara, 550 biznese startup të mbështetura, 565 trajnime profesionale në fushën e TIK me 8,000 pjesëmarrës, 680 ngjarje, 250 B2B, 43 gara, shumë panaire dhe konferenca vendore e ndërkombëtare dhe me mbi 200,000 anëtarë në komunitet, ICK ka dëshmuar se është motori kryesor për inovacion, ndërmarrësi dhe Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë.
Siç thuhet në një njoftim, gjatë këtyre viteve të fundit, Inkubatori i Biznesit në ICK ka qenë vend i përkryer për të rinjtë kreativë që kërkojnë një ambient të përshtatshëm për idetë e tyre për biznes dhe për vet ata.
Veç kësaj, ICK ka përjetuar një ritëm dinamik të krijimit të shumë bizneseve startup të cilat tani janë bërë shumë të suksesshme si në rrafshin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Për më tepër, ICK në mënyrë specifike i ka fuqizuar gratë si bashkëthemeluese të kompanive dhe ka kontribuar më tej në krijimin e një ekonomie me të qëndrueshme dhe më përfshirëse të Kosovës.
Nga viti 2012, në programin për zhvillimin e biznesit në ICK kanë aplikuar 1,300 ekipe, prej të cilave mbi 500 biznese startup kanë përfituar mbështetje të drejtpërdrejt financiare, shërbime të inkubimit, mentorim, konsulencë në vlerë 8 milionë euro.
Njoftimi thekson se bizneset startup në ICK kanë zhvilluar dhe lansuar mbi 400 produkte dhe shërbime për tregun vendor dhe ndërkombëtar, kanë marrë pjesë në 250 ngjarje në mbarë botën dhe i kanë sjellë Kosovës 33 çmime dhe 10 investime direkte.
Gjithashtu, afër 40% e bizneseve janë të themeluara ose bashkë-themeluara nga gratë.
“ICK ka shërbyer si urë ndërmjet ndërmarrësve të rinj, njerëzve të biznesit dhe individëve të pavarur gjatë formësimit të njohurive të tyre mbi disa prej temave më të avancuara teknologjike të shekullit 21 dhe bashkëpunimeve të fuqishme ndërkombëtare. Disa prej partnerëve më të njohur global përfshijnë: Microsoft BizPark, Amazon Web Sevices, Global Entrepreneurship Network, Techstars Startup, Startup Europe Week, Google for Startups, Salesforce for Startups, SLUSH, NASA Space Apps, Rockstart, Sendgrid, Entrepreneurship World Cup, Creative Business Network, Startup Blink, HubSpot etj”.
“Përveç kësaj, departamenti i trajnimeve ka ofruar shumë programe cilësore dhe profesionale të orientuara drejt tregut, të cilat kanë përmirësuar dukshëm aftësitë e bizneseve tona startup, të profesionistëve të rinj dhe të shoqërisë civile në përgjithësi. Këto trajnime kanë ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënies ndërmjet të trajnuarve, bizneseve të Kosovës dhe kompanive ndërkombëtare të cilat vazhdimisht kërkojnë punëtorë me aftësi që i kërkon tregu. Në drejtim të lidhjes së studentëve me tregun e punës, ICK ka përkrahur mbi 500 të rinj, nëpërmjet punës praktike me pagesë”, thuhet në njoftim.
Në rrugën e zhvillimit, thekson njoftimi, ICK ka përdorur diplomacinë digjitale si burim i shkëlqyeshëm për vendosjen e Kosovës në hartat e ngjarjeve teknologjike globale.
“Meqë Kosova ka qenë dhe vazhdon të mbetet një ndër vendet më të izoluara në Evropë, për vite të tëra ICK ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet bizneseve, investitorëve ndërkombëtarë dhe investitorëve të biznesit me misionin që të krijojë më shumë vende pune dhe biznese në Kosovë”.
Sa i përket të ardhmes, ICK thotë se mbetet qendra e një skene vibrante të bizneseve startup dhe sektorit të TIK, që u ndihmon atyre të fillojnë rrugëtimin e suksesshëm dhe të rriten.
“Ne jemi duke punuar vazhdimisht që t’i bëjmë ata bashkë duke e çliruar potencialin e tyre për zhvillim të mëtejshëm ekonomik, nëpërmjet zhvillimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit. 10 vitet e para dëshmuan që vendi dhe komuniteti ynë kanë potencial, talent dhe cilësi. Në dekadën e re, mbesim të përkushtuar vetëm në rritje”.
Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë vitit jubilar, nga muaji korrik deri në dhjetor, ICK do të organizojë “10 ngjarje për 10 vite”, përfshirë konferenca, ceremoni zyrtare, ndarje të çmimeve, mbrëmje argëtuese, vizita dhe pritje të delegacioneve.
“Ne të gjithë premtojmë, ky është vetëm fillimi i shumë viteve të suksesshme dhe rezultateve që do vijnë nga komuniteti dhe vendi ynë”, ka thënë Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-15-380x233.png)
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?
![DeepSeek mbledh “tepër” të dhëna personale – thotë Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-16-380x233.png)
DeepSeek mbledh “tepër” të dhëna personale – thotë Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut
![Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa – Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-62-380x233.jpg)
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa – Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale
![Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.png)
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe
![Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-15-780x439.png)
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?
![Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-62-780x439.jpg)
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?
![DeepSeek mbledh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-16-780x439.png)
DeepSeek mbledh "tepër" të dhëna personale – thotë Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht