Sipas një studimi të vogël, konsumimi i ibuprofenit nga meshkujt mund të shkaktojë probleme të sterilitetit.
Niveli i pjellorisë së meshkujve është duke shënuar rënie anë e mbanë botës, ndërsa hulumtuesit kanë synuar të kuptojnë nëse ibuprofeni është duke kontribuar në këtë problem, transmeton Telegrafi.
Ibuprofeni
Ibuprofeni është ilaç i cili shitet pa përshkrim për trajtimin e dhimbjeve afatshkurtra, inflamacionin nga lëndimet dhe gripin. Profesionistët shëndetësorë mund ta rekomandojnë përdorimin e këtij ilaçi edhe për përdorim afatgjatë.
Ibuprofeni njihet se i rritë rreziqet e sulmeve të zemrës dhe të trurit nëse përdoret rregullisht për doza të larta dhe për kohë të gjatë.
Studimi
Studimi francez dhe danez ka analizuar 31 meshkuj atletikë mes moshave 18 dhe 35 vjet.
Gjysma e grupit kishin përdorur 600mg ibuprofen dy herë në ditë – doza maksimale e rekomanduar në SHBA është 800mg deri në katër herë brenda dite – për dy javë.
Gjysma tjetër kishin përdorur placebo (pilulë mashtruese, e cila është boshe dhe s’ka asnjë efekt). Mostrat ishin marrë para dhe pas studimit për t’i krahasuar.
Ata të cilët kishin përdorur ibuprofen kishin qenë më të prirë të kenë probleme testikulare, e që do të thotë se meshkujt kishin qenë më pak të prirë të bëhen baballarë. Kjo kishte qenë më e zakonshme te meshkujt e vjetër sesa te të rinjtë.
Megjithatë, ekspertët tjerë shëndetësorë tregojnë se ky studim është i përmasave të vogla, dhe derisa të bëhen studime të mëtutjeshme, u rekomandojnë meshkujve të vazhdojnë ta përdorin ibuprofenin nëse është e nevojshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës