LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic vazhdon të dhurojë ‘magji’, të gjithë po flasin për pasimin e tij maestral   

Ibrahimovic vazhdon të dhurojë ‘magji’, të gjithë po flasin për pasimin e tij maestral   

Zlatan Ibrahimovic është ende duke dhuruar ‘shou’ në moshën 39-vjeçare, me suedezin që bëri tifozët ta duartrokasin për aftësitë e tij të mrekullueshme me topin mbrëmë (e shtunë) ndaj Beneventos në Serie A.

Milani mposhti Beneventon me rezultat 2-0 në San Siro përmes golave ​​të Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez.

Por, edhe pa shënuar, ishte Ibrahimovic ai që vodhi vëmendjen dhe u bë pikë e gjitha bisedave rreth ndeshjes.


Kjo sepse në minutën e 83-të të ndeshjes, sulmuesi shtatëlartë prodhoi një pasim maestrale loje që ishte vërtet ‘jashtë kësaj bote’.

Ibrahimovic kombinoi me Samu Castillejo në sulm dhe dyshja luajti katër pasime mes tyre. Por, gjithçka kishte të bënte me aftësinë e stilit të rrugës apo të stileve të video-lojës FIFA të dhuruara nga Ibrahimovic.

Me shpinën e kthyer kah goli dhe një mbrojtës që mbyllej brenda, Ibra goditi topin në ajër dhe prodhoi një pasim superior pa shikuar fare për Castillejon.

Ishte aq i bukur ai pasim saqë me të vërtetë meritonte një gol. Dhe duke gjykuar nga reagimi i tij, ishte qartë zhgënjimi nga Ibrahimovic për kolegun e tij që nuk e shfrytëzoi në maksimum mundësinë e dhënë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

La Liga
Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Premier League
Mikel Arteta i drejtohet me një kërkesë speciale tifozëve të Arsenalit para sfidës ndaj PSG-së

Mikel Arteta i drejtohet me një kërkesë speciale tifozëve të Arsenalit para sfidës ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Real Madridi po shpreson të arrijë marrëveshje me Liverpoolin për Alexander-Arnold

Real Madridi po shpreson të arrijë marrëveshje me Liverpoolin për Alexander-Arnold

La Liga
Konfirmohet: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Konfirmohet: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Ndërkombëtare
Paul Pogba në bisedime zyrtare për t’u rikthyer në futboll pas dy vitesh mungesë

Paul Pogba në bisedime zyrtare për t’u rikthyer në futboll pas dy vitesh mungesë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori