Në ditën e enjte komisionari i MLS, Don Graber, në një intervistë për “ESPN” tha se Milani e ka kryer marrëveshjen për Zlatan Ibrahimovicin.

Në shumë media u komentua se këto fjalë ishin të dala padashje nga Graber, që duhej të mbante më tepër sekret mbi këtë rast.


Ndërkohë menjëherë ndodhi ajo që edhe pritej.

Nënkryetari ekzekutiv i departamentit të komunikimit në MLS, Dan Courtemanche, ka thënë që asnjëherë nuk është thënë që është marrëveshje e kryer.

alexandre pato urby emmanuelson et zlatan ibrahimovic a0ecd46d5fe2e30d86b60e6d1259992763c06fa5 e1541693851218

“Pavarësisht lajmeve të raportuara, Garber nuk deklaroi se Milani e kishte blerë Ibrahimovicin”, tha ai.

Tashmë mbetet të shihet nëse ky është një gabim apo realisht Milani është e ka kryer marrëveshjen për të rikthyer sulmuesin 38-vjeçar në Itali. /Telegrafi/

telegrafi sport app