LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Po ndryshohen ligjet nga MAPL-ja pa u konsultuar kryetarët e komunave

Ibrahimi: Po ndryshohen ligjet nga MAPL-ja pa u konsultuar kryetarët e komunave
Sazan Ibrahimi, ASK

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk është transparente sa i përket vendimeve që merr e që kanë të bëjnë direkt me kryetarët e komunave.

Ai ka folur për vendimet e MAPL-së për ndryshimin e ligjeve për vetqeverisje lokale dhe për zgjedhje lokale.

“Para disa dite morëm informata nga mediat se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lolkal ka inicuar amandamentimin e ligjit për vetqeverisje lokale dhe ligjit për zgjedhje lokale. Këto projektligje apo propozime i kanë dërguar në zyrën e kryeministrit që të futen në agjendën legjislative për plotësimndryshim gjatë vitit 2021. Kjo ka qenë informata që edhe kryetarët e komunave edhe ne si Asociacion i Komunave nuk kemi pasë ndonjë komunikim”.


“ASK-ja po kërkon nga ministria të jetë më transparente, sepse kjo nuk është hera e parë që po e bën një veprim të tillë me një vendim. Vetëm përmes mediave po njoftohemi për disa vendime që po merren nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal”.

“Nuk kemi ndonjë informatë nga kjo ministri se çka mendojnë të ndryshojnë në të ardhmen në kuadër të këtyre ligjeve. Ne i kemi dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Administrimit të Pushteti Lokal, Engel Krasniqi, që të njoftohemi sa i përket opinioneve apo objektivave çka synon kjo ministri të ndryshojë në kuadër të këtyre ligjeve”,  u shpreh ai në klankosova.

Ibrahimi ka theksuar se për ndryshimin e këtyre ligjeve dhe të tjerave duhet të konsultohen edhe kryetarët e komunave dhe ASK-ja.

“Në një shtet demokratik, ne mendojmë se ligjet duhet të hartohen me hisedarët kryesor, që në këtë rast janë komunat. Fuqia politike është tek qeveria, ne nuk ndërhyjmë në atë. Procesi si i tillë duhet të jetë më transparent, sepse është duke i prekur komunat. Në këtë rast , sidomos duhet të jetë parasysh edhe një fakt, për ta ndryshuar një ligj janë procedurat e parapara, aty jepen disa versione se a ka nevojë të ndryshohet një ligj i tillë sidomos në këtë kohë”, ka thënë Ibrahimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori