Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim për mos bashkëpunimin në mes komunave dhe nivelit qendror mbi hartimin e politikave që prekin kompetencat e nivelit lokal, por edhe sa i përket buxhetit. Derisa ka potencuar edhe qeverisjen njëvjeçare të kryeministrit duke e cilësuar si bashkëpunim jo korrekt.
Kreu i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka folur mbi problemet e komunave lidhur me bashkëpunimin me Qeverinë, ku përmend rregullimin e kontratave kolektive pasi që vazhdojnë të paguhen nga buxheti komunal.
“Komunat e Republikës së Kosovës në takimet që ne si Asociacion i Komunave kemi pasur edhe në kontaktet e përditshme, kanë shprehur shqetësim sa i përket bashkëpunimit me nivelin qendror në hartimin e politikave që prekin kompetencat e nivelit lokal, por gjithashtu sa i përket buxhetit. Problemet kryesore që komunat i kanë theksuar në takimet tona janë rregullimi i kontratave kolektive, sepse ende kontratat kolektive vazhdojnë të paguhen nga buxhetet komunale, kurse ato janë lidhur nga niveli qendror me sindikatat e shëndetësisë, përkatësisht të arsimit. Problemi gjithashtu i cili është identifikuar është edhe mos pjesëmarrja e tyre në draftimin apo amendamentin e ligjeve për vetëqeverisje lokale, i cili ka qenë bazik për funksionimin në pushtet lokal, por gjithashtu ka edhe problem sa i përket hartimit të ligjit për financa lokale, por ky ligj është draftuar qe disa vite, por ende nuk është miratuar nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që të kalojë edhe në Parlamentin e Kosovës”, tha Ibrahimi.
Ndërsa sa i përket ligjit për financa lokale, Ibrahimi thotë se problem kryesor është granti i katërt, pasi që edhe komunat kërkojnë që ky grant të funksionalizohet. Derisa shton se si asociacion kanë dërguar edhe porosi në Ekzekutiv se nuk duhet të injorojnë komunat në hartimin e politikave.
“Sa i përket ligji për financa lokale problemi kryesorë është granti i katërt ku komunat kërkojnë që ky grant të funksionalizohet sa më shpejt që është e mundur. Gjithashtu shqetësim tjetër i kryetarëve të komunave është edhe mos funksionalizimi i bordit të organit shqyrtues të prokurimit publik, ende ky bord nuk është funksional dhe ende komunat apo qytetarët nuk përfitojnë drejtpërdrejt nga implementimi i shumë projekteve, të cilat si qëllim kanë përmirësimin e jetës së qytetarit. Ne si Asociacion i Komunave të Kosovës kemi dërguar një porosi në nivelin qendror se Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i injorojë komunat e Kosovës në hartimin e politikave, të cilat prekin kompetencat e komunave, por gjithashtu edhe sa i përket buxheteve që ndahen për nivelin lokal”, tha Ibrahimi.
Kreu i AAK-së ka folur edhe mbi punën njëvjeçare të Qeverisë Kurti, duke e cilësuar si bashkëpunim jo korrekt.
“Ne jemi një mekanizëm që i mbron interesat e autoriteteve lokale përballë nivelit qendror, kryetarët e komunave në çdo takim kanë theksuar bashkëpunimin jo korrekt me nivelin qendror, pasi që janë ndërmarrë disa hapa me nivelin lokal pa konsulta paraprake me kryetarët e komunave. Në veçanti duhet ta theksoj miratimin e ligjit për vetëqeverisje lokale apo amendamentin e këtij ligji nga Qeveria, pa konsulta me kryetarët e komunave. Gjithashtu, mos funksionalizmi i bordit të OBSH-së ka impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarit, gjithashtu kontratat kolektive komunat ende vazhdojnë t’i paguajnë kontratat kolektive nga buxhetet e tyre vetanake e jo nga niveli qendror, por ka edhe shumë dilema të tjera që kryetarët e komunave dëshirojnë që t’i zgjedhin me nivelin qendror, por për shkak të mos këtij bashkëpunimi jo korrekt dhe jo të sinqertë kemi shumë probleme edhe në zbatimin e shumë projekteve”, tha ai.
Ibrahimi ka folur edhe për pandeminë COVID-19 duke thënë se deri tani, siç e kanë vlerësuar drejtorët komunalë të shëndetësisë, gjendja është stabile.KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë