Fundjavën e kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim që të shfuqizojë vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj dhe të rikthejë shtatë prona komunale tek Agjencia Kosovare e Privatizimit. Asociacioni i Komunave të Kosovës e vlerëson këtë vendim qeveritar si arbitrar dhe pa u konsultuar paraprakisht.
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, deklaroi për KosovaPress se pushteti nuk i ka ftuar në takim kryetarët e Komunave të cilët preken nga ky vendim për të diskutuar për këtë çështje.
“Ky vendim ka qenë i pajustifikuar për kryetarët e Komunave, ky vendim është marrë në mënyrë arbitrare pa konsulta paraprake me kryetarët e Komunave, e gjithashtu kryetarët e Komunave menjëherë kanë kontaktuar zyrën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ku kanë kërkuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që në emër të komunave të cilat janë të prekura nga ky vendim të dilet me qëndrim. Nuk ka asnjë bashkëpunim, po shihet që edhe ky vendim është marrë në mënyre arbitrare gjatë vikendit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pa u konsultuar fare me kryetarët e Komunave, mundeni ta merrni me mend që kryeministri Kurti asnjëherë nuk i ka takuar kryetarët e komunave”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi deklaroi se edhe Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë të drejtë Qeverisë së Kosovës në lidhje me vendimin për t’i dhënë këto prona Komunave.
Ai thotë se ka paqartësi se si do të veprohet në ato Komuna të cilat kanë ndërtuar objekte me interes publik, si çerdhe apo shkolla.
“Vendimi për dhënien e këtyre pronave në shfrytëzim nga AKP-ja në nivelin lokal, është marrë në kohën kur kryeministër ka qenë Ramush Haradinaj. Ky vendim është kontestuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi i cili e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese në atë kohë kishte marrë qëndrim që ky vendim ka qenë i drejtë dhe që këto prona, kalojnë nën menaxhimin e autoritete lokale të këtyre komunave të Republikës së Kosovës, pas atij vendimi komunat kanë shpallur për interes të veçantë dhe në disa komuna kanë ndodhur disa ndërtime për interes publik se këto prona shfrytëzohen vetëm për interes publik, ka komunë ku është ndërtuar çerdhe publike, ke komunë ku është ndërtuar një objekt i një ndërmarrje komunale e cila menaxhohet nga niveli komunal”, shtoi Ibrahimi.
Ibrahimi u shpreh se Komunat janë të shqetësuara edhe për mungesën e pronave dhe se kjo ndikon edhe tërheqjen e investimeve të jashtme.
“Duhet të theksuar që komunat kanë mungesë të jashtëzakonshme të pronave komunale dhe mungesa e jashtëzakonshme e pronave komunale, po i drejton komunat që të kërkojnë ndihmë nga niveli qendror, në këtë rast nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kemi biseduar edhe me Agjencinë e Pyjeve ku kemi kërkuar që pronat që janë si djerrina t’i kthehen autoriteteve lokale që t’i shfrytëzojnë për interesa publike”, tha ai.
Qeveria me një vendim të miratuar të shtunën ka shfuqizuar vendimet për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP te komunat: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Hani i Elezit.
Sipas Qeverisë, Këto vendime nuk kanë mundur të zbatohen, dhe në vitin 2021 kanë pësuar ndryshimet ligjore, përkatësisht Ligji Nr.06/L-092 ka shfuqizuar Ligjin Nr.04/L-144 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë