LAJMI I FUNDIT:

Ibra thyen heshtjen, flet për coronavirusin dhe të ardhmen e tij

Ibra thyen heshtjen, flet për coronavirusin dhe të ardhmen e tij
Zlatan Ibrahimovic. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Zlatan Ibrahimovic është larguar nga Italia me familjen e tij dhe momentalisht po qëndron në kryeqytetin suedez Stockholm.

Sulmuesi suedez po qëndron i izoluar dhe ai ka bërë tani një intervistë për gazetën Svenska Dalgbadet sa i përket të ardhmes së tij te Milani.

38-vjeçari ka thënë sa është i lumtur që ka luajtur përsëri te Milani, pasi i kishte munguar pasioni i italianëve për futbollin.


“E ardhmja? Do të shohim, ende nuk e di se çfarë do të ndodhë, pasi çdo ditë po ndodh diçka e re”.

Zlatan Ibrahimovic. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Italia për mua është shtëpia ime e dytë dhe ka qenë e mrekullueshme të luaj përsëri në San Siro. Më ka munguar jashtëzakonisht shumë pasioni që italianët kanë për futbollin dhe klubet e tyre”, deklaroi Ibrahimovic, duke lënë të hapur mundësinë të tërhiqet, por edhe të vazhdoj edhe për një vit me Milanin.

Tutje Ibrahimovic ka folur edhe për pandeminë Covid-19, që ka paralizuar futbollin dhe tani thuajse asnjë kampionat në botë nuk është duke u zhvilluar.

Veterani suedez arriti që të largohej nga Italia për në vendlindje ku po qëndron i izoluar së bashku me familjen e tij.

Zlatan Ibrahimovic. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

“Është e dhimbshme që kampionatet e futbollit janë ndaluar, por që duhet t’i respektojmë rregullat dhe të kemi durim pasi edhe kjo do të kalojë. Duhet të shijojmë jetët tona dhe shëndeti është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Ibrahimovic.

“Kam një familje për të cilën duhet të kujdesëm dhe ajo është e lumtur këtu, kësisoj që edhe unë jam i lumtur”, përfundoi Ibra. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori