Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Nuredin Ibishi, ka thënë se barrikadat mund të hiqen në dy mënyra, nga akterët që i kanë vendosur ato apo nga autoritetet e sektorit të sigurisë.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini ka folur lidhur me barrikadat e vendosura në veri të vendit, që sot kanë shënuar ditën e njëmbëdhjetë prej kur janë vendosur.
Ibishi ka thënë se barrikadat e vendosura në veri pritet që ti largojë KFOR-i, pasi këta të fundit edhe janë zotuar se nuk do të vendosen ato.
“Ka qenë zotimi i KFOR-it qysh më herët se nuk do të lejojë vendosjen e barrikadave dhe tash ende qëndron se barrikadat do ti largojë KFOR-i. Por sido që të jetë është keqinterpretuar ndoshta deklarata e kryeministrit Kurti, i cili pa nevojë ka hy në dubiozët e mundësisë së heqjes së barrikadave duket sikurse eventualisht mund të ketë viktima nga ajo dhe kjo është keqinterpretuar nga shumë ekstremist serbë por sido që të jetë pala serbe vazhdon me listën e kërkesave për heqjen e barrikadave duke kushtëzuar me lirimin e ish-policit që është akuzuar për sulmin në qendrën e votimit në veri të Kosovës por edhe një mori kërkesash tjera”, ka thënë Ibishi.
Për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, ai ka thënë se politikanët nuk duhet të përdorin një gjuhë që është policore apo ushtarake pasi rrezikon që të keqinterpretohet ajo që thuhet.
“Aty nuk ka biseda politike, ajo është çështje e gjyqësorit por sido që të jetë është kërkesë që unë e përmenda dhe mendoj që në aspektin e heqjes së barrikadave nuk është mirë politikanët të përdorin një gjuhë të them më tepër që është policore apo edhe ushtarake nganjëherë kur përdorimit të forcës duhet ti përgjigjen reciprocitet dhe gjëra të tilla duke përmendur edhe pasojat e mundshme, ndoshta mjafton që politikanët të jenë të kujdesshëm në këto deklarata sepse ato keqinterpretohen”, ka theksuar Ibishi.
Ndër të tjera, ai ka shtuar se barrikadat e vendosura në veri mund të largohen në dy forma, nga vet akterët që i kanë vendosur apo dhunshëm nga autoritetet e sektorit të sigurisë.
“Policia e Kosovës, KFOR-i dhe secili institucion i sektorit të sigurisë që ka monopol për përdorimin e forcës shkon në disa parime, parimi i përshtatshmërisë, reciprocitetit, gatishmërisë dhe të tjera. Për këtë arsye pa u fut në elaborim, mjafton të thuhet se barrikada mund të heqen me vetakterët që i kanë vendos apo të heqen dhunshëm nga autoritetet e sektorit të sigurisë”, ka sqaruar Ibishi, duke shtuar se do të ishte mirë që ky të jetë një vendim politik.
“Ndoshta më e mira kishte me qenë që të jetë një vendim politikë, në një formë ata detyrimisht të ndërmarrin masat e largimit ashtu si i kanë vendosur”, ka thënë ai.
Gjersa, ka shtuar se është dashur të pengohet vendosja e barrikadave pasi tashmë është problem edhe largimi i tyre.
“Unë kom pas vërejtje që kur të fillojë vendosja e barrikadave ata të pengohen në vendosjen e barrikadave. Disa herë kemi dështuar këtu, nuk është rasti i parë por i lëjm që ato të grumbullohen dhe të arrijnë përmasat që realisht është mjaft problematike që tash largimi i tyre “, ka thënë Ibishi.
Sipas njohësit të sigurisë, Nuredin Ibishi, serbët e kanë bllokuar vetën dhe sektorin e sigurisë me vendosjen e barrikadave.
“Ata e kanë blloku vetveten në rend të parë, domethënë ekstremistët njëkohësisht edhe lëvizjen e sektorit të sigurisë pa marrë parasysh vendor apo ndërkombëtar në një formë kufizon edhe ushtrimin e autoritetit por fatmirësisht ne kemi dy kalime kufitare në mbikëqyrje, kemi policinë, forcat tona, njëkohësisht KFOR-in dhe EULEX-in. Por, sido që të jetë po mungon çdo herë në një formë ai sistemi parandalues”, ka theksuar Ibishi.
Ibishi tutje, ka thënë se Serbia po luan rolin e Rusisë në Ballkan dhe ka shtuar se qëllimi i kësaj të fundit është zhvendosja e vëmendjes dhe përhapja e një konflikti në Ballkan.
“Nuk duhet harruar se Serbia si aleatë i Rusisë po e luan rolin e Rusisë në Ballkan dhe qëllimi i Ruisë është ta zhvendos vëmendjen por edhe mundësinë e përhapjen e një konflikti në Ballkan. Tash jemi në një situatë tjetër, kur realisht për herë të parë kemi një dukuri kur nga ana tjetër e kufirit kemi forca që janë me elemente serbe dhe rus dhe niveli i patrullës kombtare të Serbisë janë mik i ngusht i Putinit dhe Vuçiqit, kështu bashkohen ekstremistet dhe tregon një tendencë të re, kanë provokuar që të hyjnë në territorin e Kosovës dhe të përkrahin kinse ekstremistët serbë në veri të Kosovës. Serbia po përdorë atë luftën hibride duke urdhëru ekstremin në brendi të Kosovës”, ka përfunduar Ibishi./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/policia-mk-380x233.png)
MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes
![KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/kosova-nato-380x233.jpg)
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova
![Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-19T220757.940-380x233.jpg)
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar
![Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-trumpo-780x439.jpg)
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
![“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-25-780x439.png)
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
![Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/tyujki-780x439.jpg)
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua
![Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1_1498320632-476220-1-1-e1739985688141-780x439.jpg)
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame