LAJMI I FUNDIT:

Ia vodhën trotinetin, pronari e gjen në shitje në Facebook

Ia vodhën trotinetin, pronari e gjen në shitje në Facebook

Të premten e 27 tetorit të 2023, pak pas orës 1 të mëngjesit të asaj dite, një person ngjitet shkallëve në një nga ndërtesat në Dardani – te Santea, Prishtinë, për të arritur në katin e dhjetë ku i kishte vënë vetit një mision hajnie.

Misioni i tij do të përfundonte me sukses.

E.H. arrin që pa asnjë pengesë të hapë portën e depos dhe të marrë një trotinet elektrik, raporton Kiks Kosova.


E gjithë ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë.

Jashar Jashari është i bindur që mysafiri i paftuar i asaj të premteje ishte i specializuar në grabitjen e këtij lloj mjeti të udhëtimit.

Për ta bërë më të lehtë punën e hajdutit, pikërisht atë natë Jashari ishte duke e rinovuar derën e kësaj depoje ngjitur me derën e hyrjes së banesës së tij, e përveç kësaj atij iu lehtësua qasja që në katin e parë, pasi një nga komshinjtë e Jasharit kishte thyer muret e katit përdhes në përpjekje për të rregulluar pronën e tij, raporton KlanKosova.

Pra, hajni e pati të hapur edhe portën e hyrjes e edhe atë të depos.

E gjithë historia u xhirua nga kamerat e sigurisë, për çka u bë e lehtë edhe identifikimi i hajdutit, e që sipas Jasharit, Policia i ka rrëfyer atij se ky person pos të tjerash ishte edhe konsumues i lëndëve narkotike.

Pasi Jashari lajmëroi rastin në stacionin më të afërt policor në Prishtinë, me shpresën se do t’ia gjenin trotinetin ngase hajduti shihej qartë në filmimet të cilat i dorëzoi, por nuk ndodhi ashtu.

Ndërsa muajt shkonin e 29 vjeçari Jashar Jashari priste lajm nga organet e rendit, në qershorin e këtij viti të gjitha shpresat e besimi në polici thotë se iu shuan.

Kjo pasi ai u befasua kur pa që trotineti i tij i markës Nine Bog G2 po shitej në rrjetet sociale, saktësisht nga një llogari në Facebook me emrin “Aladin Tahirovic”, e i  cili çmimin ia kishte vendosur 700 euro.

Nuk e pati të vështirë ta identifikonte trotinetin, ngase ai dallohej lehtë nga një mbështjelljes i verdhë i telave e po ashtu edhe nga mbajtësja për fëmijë, e ku i mungonte një vidë.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori