LAJMI I FUNDIT:

Ia thyejnë veturën dhe i marrin 500 euro e tërë dokumentacionin e nënshtetësisë gjermane, rrezikon punën në Gjermani

Ia thyejnë veturën dhe i marrin 500 euro e tërë dokumentacionin e nënshtetësisë gjermane, rrezikon punën në Gjermani

Xhemshit Fanës nga Obiliqi, i është thyer vetura në Bregun e Diellit.

Përveç që i është shkaktuar dëm në veturë, atij i janë marrë kuleta me 500 euro, si dhe i tërë dokumentacioni i nënshtetësisë gjermane.

Xhemshiti i ka thënë Telegrafit, se veturën Golf 6 e kishte parkuar me datën 30 dhjetor 2019, në Bregun e Diellit, kur ishte zgjuar në mëngjes, rreth orës 08:00, kishte parë që dikush ia kishte thyer xhamin duke marrë gjithçka.


Rasti ka thënë se është paraqitur edhe në polici.

Ai ka lutur hajdutët, që së paku dokumentacionin e Gjermanisë, t’ia gjuajnë diku ku ka frekuentim të njerëzve, pasi rrezikon vendin e punës atje.

“I lus, ata  që ma kanë thy veturë, bile dokumentet t’i gjuajnë dikun në vend ku ka njerëz. Nashta i sheh dikush dhe mi jep. Nëse nuk mi kthejnë dokumentet, do ta humbi punën në Gjermani dhe do të kamë shumë probleme të mëdha”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndërkaq, edhe në Qendrën Klinike Universitare, të enjten gjatë ditës Blerina Boqollit nga qyteti i Pejës, i janë vjedhur pasaportat dhe të gjitha raportet mjekësore të djalit të saj, i cili vuan nga leukemia.

Boqolli përmes një shkrimi të shpërndarë në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët se nëse dikush i gjen dokumentet e djalit të saj, Ideal Boqollit të lajmërohet, sepse ai këtyre ditëve do të ketë kontroll në Turqi.

Rastin në fjalë janë duke e hetuar policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori