Ia rruan kokën të dashurës, si shenjë ndëshkimi që e kishte tradhtuar me dikë tjetër (Foto/Video)

Një video e postuar në internet nga një narko-diler brazilian ka shokuar opinionin botëror.
Në të shfaqet momenti kur një grua detyrohet të rruaj flokët si shenjë ndëshkimi që kishte tradhtuar të dashurin e saj, që merret me shpërndarjen e drogës nëpër Brazil, transmeton Telegrafi.
Derisa zeshkanes po ia rruante kokën i dashuri i saj që është anëtar i një bande, shumë meshkuj tjetër dëgjoheshin duke qeshur dhe brohoritur.
Por është interesant fakti se si vajza e shfaqur në video, nuk reziston dhe thjesht e pranon me qetësi ndëshkimin nga ana e të dashurit të saj.
Tmerrin që kjo vajzë e kishte përjetuar nuk përfundoi me kaq, pasi asaj i janë prerë edhe vetullat dhe qerpikët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































