Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti i ka ofruar 20 euro ryshfet zyrtarit policor.

Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/