I mituri sulmohet nga një burrë në një shkollë në Deçan, policia arreston të dyshuarin

Një i mituri është sulmuar sot në një shkollë në Deçan nga një person madhor. Rasti është raportuar menjëherë në stacionin policor.
Sipas zyrtarit për informim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, menjëherë pas raportimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar.
“Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit dhe është iniciuar rast penal për ‘lëndim të lehtë trupor’. Policia është autorizuar të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore,” tha Nikçi për Telegrafin.
Ndërkohë, fëmija ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe është liruar.
Hetimet për rastin vazhdojnë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
5 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































