Sonte në Prime-n e tretë të Big Brother VIP Kosova 4 është shfaqur klipi i kthimit të saj në shtëpinë më të madhe në vend.

Aty shihet Alba Pollozhani duke kërkuar falje edhe ndaj Alaudin Hamitit për paraqitjen e saj dhe deklaratat që i pati në Prime-n e kaluar.


E njëjta edhe sonte në shtëpi kërkoi falje sërish ndaj produksionit dhe banorëve të tjerë për sjelljet e saja dhe deklaratat që i pati.

Foto: YouTube

E në një moment u zbulua se ajo kishte shqyer edhe perden në dhomë të rrëfimit.

E pyetur nga Alaudini, Alba tha se e bëri ngaqë kishte të ftohtë derisa po qëndronte aty.

Veç tjerash, u diskutuan edhe gjërat më pas dhe se si erdhi deri në atë pikë.

Alba nga ana tjetër qëndroi në një dhomë të emergjencës dhe kishte një staf mjekësor aty. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com