Sara Gjordeni, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, dhe Egli Tako, pjesëmarrëse e edicionit të katërt, duket se kanë prishur marrëdhëniet e tyre.

Sipas rrjeteve sociale, Sara dhe Egli nuk e ndjekin më njëra-tjetrën dhe kjo ka nxitur kuriozitet te fansat.


Sara ka folur për situatën në emisionin “Goca dhe Gra”, duke refuzuar më shumë detaje.

Foto: YouTube

“Në fakt do të doja që të mos flisja për këtë gjë. Ka gjëra që ia vlen të flitet, ka gjëra që nuk ia vlen. Mendoj që kjo nuk ia vlen fare të flitet”, tha ajo.

Megjithëse nuk dha detaje të tjera, deklarata e saj tregon se marrëdhënia mes tyre është ftohur.

- YouTube www.youtube.com

Sara ndërkaq i bëri një surprizë Eglit në natën finale të këtij edicioni, pas gjithë dramës e rrethanave që u krijuan brenda.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në vazhdim nëse ka ndonjë gjë më shumë rreth kësaj situate. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com