E kemi ngatërruar fjalën modernitet me përparim. Ndoshta nga dëshira të dukemi si dikush tjetër, “perëndimorë”, apo edhe nga kompleksi se mos po na thërrasin “katunarë”. Duke kujtuar thënien e publicistit të njohur Sydney J. Harris, se “përparimi i rrejshëm është më i rrezikshëm se ngecja”, mendoj që këtë çështje duhet ta marrim seriozisht.
Ka një tendencë që t’i flakim tutje gjërat me të cilat identifikoheshim para Viti të Ri 2000 – të parit vit të festuar në liri – e që këtë vit ta shpallim si Viti Zero, duke shmangur kështu kulturën, zakonet dhe traditat që kishim më parë. Me një fjalë: ta fshijmë të kaluarën dhe ta ndërtojmë një identitet të ri sipas tekave e jo arsyes; një trend të ri që nuk përfaqëson popullin dhe kulturën tonë; një bob-çorbë ku hedh çka të teket. Por, as Viti Zero e as bob-çorba nuk janë simbole të përparimit. Janë simbole të degradimit dhe varfërisë materiale e shpirtërore.
Nuk mund ta pranoj këtë nihilizëm. Nuk mund ta mohoj veten e as përjetimet e mia. P.sh. kohën kur vizitoja bjeshkët tona e familjarët; kohën kur të korrurat rezultonin me bukën që gatuhej në shtëpi e jo me atë që blihej; kur pemët dhe perimet i ndanim nga degët dhe jo nga koncentrate; kur bukuritë natyrore i përjetonim dhe nuk i shikonim ato veç në televizor … Kjo kulturë e përfaqëson mentalitetin tim. Pra, në këtë aspekt unë jam, katunar.
Sipas disa koncepteve sociologjike, modernizmi shpjegohet si transformim nga një shoqëri tradicionale, rurale dhe agrare, në një shoqëri laike, urbane dhe industriale. Ne i kemi hyrë kësaj pune, pa krye. Sepse, s’e kemi idenë se çka duhet bërë kur si shoqëri nuk kemi mundësi zhvillimi të industrive të caktuara. Me shuarjen e industrive të mëdha në vend, deklaratat se kemi pasuri marramendëse nëntokësore për mua janë veç fraza. Sepse, edhe po të ishin të vërteta ato, duhet shumë punë e investime për përpunimin e atyre e për ta tejkaluar fazën e të qënit shitës të lëndës së parë
Njihemi si popull i “makiatos”. Duke e shijuar makiaton, të shumtën e herëve e përjeton një shkëputje totale nga realiteti. Nuk është fjala veç për pijen me të cilën identifikohet Italia e kulturës, por edhe interierin modern të lokaleve të Kosovës. Por, nuk ka përparim këtu. Sepse, për të paguar makiaton të duhen parat të cilat ti duhesh t’i fitosh. E, çfarë bëjnë të papunët? Të varfrit? Lypsarët?
Përparimi i një shoqërie është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik. Dhe, këtu ndodhi gabimi strategjik i qeverive tona të cilat investimet i drejtuan në qytete dhe në asfalt, ndërsa Ministrinë e Bujqësisë të shumtën e herëve ua lanë pakicave. Nga mungesa e strategjisë zhvillimore, për t’ju ofruar përkrahje banorëve të zonave rurale, po del që asfalti po shërben veç si mënyrë më e lehtë për të braktisur vendin, traditat dhe trashëgiminë.
Ekonomia jonë kryesisht varet nga importi. Ndërsa, subvencionet e shtetit në prodhim nuk i plotësojnë nevojat themelore të popullatës, e lëre më mundësinë për eksport. Nëse ka mungesë të buxhetit për politika stimuluese në këtë sektor, pse atëherë qeveria nuk merr një vendim që së paku mëditjet për trajnime të stafit të tyre t’i shpenzojë brenda territorit të Kosovës? Kjo do të ndihmonte ekonomitë familjare, duke mundësuar një qëndrueshmëri financiare.
Përveç industrisë 4.0 që shteti e ka si sektor me prioritet (vetëm në dokumente), zgjidhje është edhe stimulimi i agroturizmit. Pse e them këtë? Pozita gjeografike nuk na ofron shumë mundësi, përveç turizmit rural, e sidomos atij malor për të cilin kam mbledhur disa fakte që dëshiroj t’i ndaj me ju. E, pasi t’i keni analizuar ato, e kam një kërkesë: këtë iniciative e kam quajtur #iamkatunar dhe, nëse vërtet pajtoheni me këtë, për ta ndihmuar pra agroturizmin, ju lus ta shpërndani këtë slogan në rrjetet sociale, në mënyrë që këto fakte të shërbejnë si vetëdijesim i institucioneve tona (in)kompetente.
Ideja është që bashkërisht t’i promovojmë vlerat të cilat janë të lidhura me parimet e mbrojtjes se ambientit dhe edukimit përmes promovimit të turizmit në vendin tonë. Tekefundit, a nuk do të dëshironit edhe ju ta kaloni vikendin në një vend piktoresk, me tradita dhe histori që lidhet me ju? Aq më shumë kur parat e shpenzuara në resortet jashtë vendit, ju do t’i shpenzoni në vendin tuaj? Ky veprim quhet patriotizëm.
Duke u nisur nga fakti se Kosova ka një pozicion të mirë gjeografik në aspektin e korridoreve e që nga turistët kjo cilësohet si një “Shtegtim në Lashtësi”, po ua ofroj disa të dhëna të marra nga “Klubi Alpin Prishtina”.
Alpet Shqiptare (alias Bjeshkët e Nemuna) janë vazhdimësi e Maleve Dinarike, të cilat shtrihen në perëndim të Kosovës, në veri të Shqipërisë dhe në juglindje të Malit të Zi. Këto male, me maja të larta e të thepisura, hyjnë në radhën e maleve më të “egra” të Evropës. Alpet Shqiptare, në Kosovë kanë shtrirje në drejtimin veri-jug, me gjatësi 50 kilometra dhe gjerësi 26 kilometra, ndërsa si Zonë e Mbrojtur e Parkut Kombëtar janë mbi 63 mijë hektarë.
Shtigjet që i përshkojnë këto bjeshkë madhështore bartin në vete shumë histori dhe gojëdhëna. Janë shtigje që lidhin kanione të thella, shpella të paeksploruara, lumenj të kristaltë, maja të thepisura dhe kullosa panoramike alpine.
Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare është njëra nga pasuritë më të çmuara natyrore që ka Kosova, vlerat e të cilit – duke përfshirë llojllojshmërinë biologjike dhe të peizazheve – i tejkalojnë kufijtë e vendit tonë. Numri i madh i majave mbi 2000 metra lartësi mbidetare, vizitorin e bën të ndihet ‘’i pangopur’’ nga pamja. Alpet Shqiptare, me lartësinë, strukturën e relievit, ndërtimin gjeologjik, elementet klimatike dhe botën organike, përkujtojnë më së miri Alpet e Evropës Perëndimore.
Flora e Parkut Kombëtar karakterizohet me praninë e 1000 llojeve bimore relikte, endemorelikte dhe endemike autoktone. Edhe fauna është e pasur me lloje endemike dhe relikte. Deri sot janë vrojtuar 148 lloje të shpezëve, por mendohet të ketë mbi 200 lloje, për çka Alpet Shqiptare janë evidentuar në listën ndërkombëtare IBA4.
Akomodimi në pjesën e Kosovës të Alpeve Shqiptare, zhvillohet sipas kërkesave. Ka bujtina dhe akomodime në Hokë të Rugovës, në Lojzë të Milishevcit, në Gropën e Erenikut në Gjeravicë, si dhe në fshatrat malore të Rugovës (Shtupeq, Bogë etj.). Koncepti i hoteleve malore ka filluar të kuptohet dhe zhvillohet tash vonë, por duhet një modifikim i shërbimeve që janë modeste, por brenda parametrave të pranueshëm.
Çmimet variojnë sipas kërkesës së klientit. Në bujtina, pansioni i plotë shkon nga 20-25 euro, ku përfshihen ushqimet tradicionale dhe ambienti familjar. Në hotelet malore ka meny më të gjerë dhe çmime të përafërta me atë të bujtinave, por mungon ndjenja e bujtinës dhe trajtimit familjar. Këto çmime jo gjithmonë janë brenda këtyre kornizave, sepse gjatë sezonit turistike ndikojnë kërkesat e operatorëve.
Sa i përket raportit të çmimeve me vendet përreth, ka një dallim në kategorizimin e bujtinave dhe shërbimeve. P.sh., në rajon ka bujtina që japin shërbime më ekskluzive (ushqime tradicionale, të bazuara në fruta malore, kërpudha apo receta të vjetra) dhe çmimi është më i lartë me rreth 30-40 për qind. Në Kosovë shërbimet janë pothuajse të njëjta, me dallime të vogla në meny dhe shërbim.
E di, edhe ju doni të mos shuhet kjo trashëgimi?
Pastaj, sa prej jush i keni ditur këto fakte? Këto mundësi të mira pushimi? Fizik e mendor?
Nuk i keni ditur, sepse individët e gabuar në institucionet e Kosovës, nuk e promovojnë agroturizmin. Thjeshtë, sepse jo veç që nuk dinë, por edhe kanë komplekse. Nuk e pranojnë një gjë me rëndësi – të kaluarën, identitetin, punën e ndershmërinë. Pra, se janë katunarë! Kjo për faktin se … thjeshtë nuk dinë!
Me aq kapacitete që unë i kam si individ, dhe si biznes (Be Consulted), përherë prezantimin para klientëve vendorë e ndërkombëtarë e nisi me mburrje për këto pasuri natyrore e njerëzore. Një pjesë të trajnimeve profesionale i kemi organizuar edhe në natyrë. Sepse, unë besoj në gërshetimin e këtyre vlerave dhe në relaksimin që natyra na e jep, për t’i absorbuar informacionet, për anët tona të mira. Dhe, me mburrje të plotë e pa komplekse them, para kujtdo, qoftë ai i joni apo i huaj: I am katunar.
Pikë.
(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti