I akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi

Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për krime të rënda kundër disa personave.
Si rezultat i bashkëpunimit konsistent të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Abu Dhabi, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtetasit shqiptar Amar alias Dritan Shkëmbi.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Dritan Shkëmbi është i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja./abcnews/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































