Ishte thënë se do të jetë e frikshme, por nuk duket të jetë e tillë

Modeli i ri Hyundai Tucson, është parë duke u testuar gjatë javës së kaluar dhe format që kishte, Kolesa e ka ilustruar dukjen e versionit që do të del nga prodhimi, transmeton Telegrafi.


Sungyun Lee është dizajneri kryesor në Hyundai, që kishte thënë se kjo makinë do jetë e frikshme, por nuk duket të jetë e tillë, por një SUV mjaft i zakonshëm.

Ky model që do të ketë dukje krejtësisht tjetër, nga modeli i mëparshëm, duket se ka marrë disa pjesë nga Sonata, që është makina më e bukur, që Hyundai e ka prodhuar deri më tani.

Drita e ngushta dhe të gjata, si dhe grilli me pjesët e thepisura të nxjerra përjashta, janë ato që e përbëjnë pjesën e përparme. Por, pjesa e pasme, është tërësisht e mbuluar dhe ishte e pamundur të vërehej diçka.

Në të ardhmen, pritet të kemi edhe shfaqje tjera gjatë testimit të Hyundai Tucson që lansohet gjatë vitit të ardhshëm, si mjaft i fuqishëm dhe i mirë. /Telegrafi/

Hyundai foto 2

Hyundai foto 3

Hyundai foto 4

Hyundai foto 5

Hyundai foto 6

Hyundai foto 7

Hyundai foto 8