Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni ka thënë se figura e Presidentit Rugova e edhe ajo e Adem Jasharit, nuk po përdoren për përfitime personale politike, e edhe me keq është nëse këto figura emblematike përdoren “si armë” kundër opozitës politike.
Në një shkrim të publikuar në Facebook, Hyseni po ashtu ka qenë krit ndaj veprimit të kryeparlamentares, Vjosa Osmani, e cila e ka ndërruar fotografinë e presidentit Thaçi me atë presidentit Rugova.
“Këto vlera assesi nuk ruhen dhe as nuk respektohen me akte të ndërrimit të fotografive në Zyrën e Kryetares së Kuvendit, me tensionim krejtësisht të panevojshëm dhe të paarsyeshëm në politikën kosovare pak ditë pas krijimit të Qeverisë së re të Kosovës, i cili tani rrezikon që të pamundësojë krijimin e konsensusit në mes nesh në mbështetje të Agjendës së Administratës Amerikane, të përfaqësuar nga Emisari Special për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Grenell, e cila synon ta përmbyllë kontestin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.
Hyseni gjithashtu drejtoi kritika për Partinë Demokratike të Kosovës.
“Poaq i papjekur, i pamenduar dhe i nxituar, e besa edhe inatçor ishte sot hapi, gjithnjë sipas shtypit, i bojkotimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nga ana e PDK-së, si reagim ndaj një veprimi, mendoj unë, tërësisht të panevojshëm të lojës me fotografi. Dua të besoj se figura e Presidentit Rugova e edhe ajo e Adem Jasharit, nuk po përdoren për përfitime personale politike, e edhe me keq është nëse këto figura emblematike përdoren ‘si armë’ kundër opozitës politike. Nëse kjo lojë dhe improvizim bëhet për këto qëllime, duhet thënë troç se është e papranueshme. Dhe duhet thënë MJAFT! Presidenti Rugova do ta refuzonte me gjithë fuqitë e tij një lojë dhe keqpërdorim të tillë!”.
Postimi i plotë i Hysenit:
Për pak ditë do ta shënojmë dymbëdhjetë vjetorin e shpalljes së shtetit të pavarur të Kosovës. Çlirimi i Kosovës, në vitin 1999-të, dhe pavarësimi i Kosovës, në vitin 2008-të, kurrë nuk do të arriheshin pa një vullnet të pashoq të popullit të Kosovës, pa një miqësi shumë të veçantë të Kosovës me SHBA-në dhe me shtetet më të mëdha evropiane, dhe pa një konsensus të jashtëzakonshëm të udhëheqësisë politike të Kosovës, ku rol të pazëvendësueshëm ka pasë Presidenti historik i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
Këto tri vlera kyçe për t’i përmbushur synimet kryesore të Kosovës, për bindjen time, janë lëkundur shumë viteve të fundit. Po të ishte gjallë Presidenti Rugova, nuk do të besonte kurrë që kemi mbërri në një stad politik kur i kontestojmë apo edhe i kthejmë mbrapsht këshillat dhe sugjerimet e Amerikës, për temat kryesore të cilat do të mundësojnë stabilizimin afatgjatë të shtetit të Kosovës, njëlloj sikurse që nuk do të besonte që nuk po arrijmë, për shkak të inateve, tekeve dhe agjendave personale, të bëhemi bashkë si politikë kosovare, me qëllim të arritjes së një Marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve, e cila do të ndërtohet mbi njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sot po e shënojmë 21 vjetorin e fillimit të Konferencës së Ramboulletit.
Me 20 shkurt i bie 14 vjetori i fillimit të Procesit të Vjenës. Në të dy këto zhvillime madhore për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, Dr.Rugova ka luajtur rol kapital, duke insistuar në respektimin e vullnetit të popullit të Kosovës, në ruajtjen dhe fuqizimin e miqësisë me SHBA-në dhe Perëndimin, në krijimin e konsensusit midis nesh. Këto janë vlera të pamohueshme të cilat të gjithë ne në Kosovë, veçanërisht Lidhja Demokratike e Kosovës sot , do të duhej t’i ruajmë dhe t’i kultivojmë. Nuk bën ndryshe, nëse njëmend ia duam të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Këto vlera assesi nuk ruhen dhe as nuk respektohen me akte të ndërrimit të fotografive në Zyrën e Kryetares së Kuvendit, me tensionim krejtësisht të panevojshëm dhe të paarsyeshëm në politikën kosovare pak ditë pas krijimit të Qeverisë së re të Kosovës, i cili tani rrezikon që të pamundësojë krijimin e konsensusit në mes nesh në mbështetje të Agjendës së Administratës Amerikane, të përfaqësuar nga Emisari Special për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Grenell, e cila synon ta përmbyllë kontestin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Poaq i papjekur, i pamenduar dhe i nxituar, e besa edhe inatçor ishte sot hapi, gjithnjë sipas shtypit, i bojkotimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nga ana e PDK-së, si reagim ndaj një veprimi, mendoj unë, tërësisht të panevojshëm të lojës me fotografi.
Dua të besoj se figura e Presidentit Rugova e edhe ajo e Adem Jasharit, nuk po përdoren për përfitime personale politike, e edhe me keq është nëse këto figura emblematike përdoren ‘si armë’ kundër opozitës politike. Nëse kjo lojë dhe improvizim bëhet për këto qëllime, duhet thënë troq se është e papranueshme. Dhe duhet thënë MJAFT! Presidenti Rugova do ta refuzonte me gjithë fuqitë e tij një lojë dhe keqpërdorim të tillë! Ndryshimi aq i shumë i proklamuar dhe i dëshiruar nga te gjithë ne mundet dhe duhet të vie vetëm duke unifikuar spektrin politik të Kosovës rreth intersave fundamentale nacionale të vendit. Ky konsensus duhet të ndërtohet në Kuvend dhe kjo detyrë, sa e rëndë e poaq e domosdoshme, i bie si detyrim në rend te parë koalicionit qeverisës, përkatësisht Kryetars së Kuvendit dhe Kryeministrit.
Kryeministri Kurti, në fjalën e tij para se të votohej tha: “Ndaj opozitës do të sillem me respekt , pa arrogancë. Asnjëherë, asnjërin nuk do fyej apo ofendoj. Për bindjen time të fuqishme opozita është kushti i nevojshëm për pushtetin, është kushti i domosdoshëm për demokracinë, edhe është kushti i mjaftueshëm për kritikën. Pa opozitë, pushteti e humbet kuptimin, pa opozitë, demokracia e humbet mundësinë, edhe pa opozitë, kritika e humbet aktualitetin”. Kur e kam dëgjur këte, jam ndier mirë, si rrallëherë më parë! Politikës kosovare si rrallëherë më parë i duhet maturi, mençuri, kujdes por edhe vizion për të qenë së bashku në këtë interesin jetik që sërish lidhë Kosovën dhe SHBA-në, ashtu siç ka qenë rasti në vitet e luftës dhe në vitet e pavarësisë. Skender Hyseni
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!