LAJMI I FUNDIT:

Hyseni vazhdon lobimin në Nju Jork për anëtarësimin në INTERPOL

Hyseni vazhdon lobimin në Nju Jork për anëtarësimin në INTERPOL

Ditën e dytë të qëndrimit në Nju Jork, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së.

Fillimisht ka takuar ambasadorin e Kanadasë, Marc-Andre Blanchard, pastaj ka takuar ambasadoren e Singapurit, Karen Tan, ndërsa pasdreke ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të Republikës së Koresë, Oh Joon.

Që të tri këto vende kanë ulëse në Komitetin Ekzekutiv të INTERPOL-it, ku së shpejti pritet shqyrtimi i kërkesës së Republikës së Kosovës për anëtarësim.


Njësoj si edhe në takimet paraprake biseda është përqendruar te kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, me theks të veçantë rreth anëtarësimit të vendit tonë në INTERPOL, përkatësisht bashkëpunimit policor.

Ministri Hyseni ka kërkuar përkrahjen e këtyre vendeve në këto procese të rëndësishme për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori