LAJMI I FUNDIT:

Hyseni i PSD-së: Marrëveshja për targat është kthim prapa për vendin

Hyseni i PSD-së: Marrëveshja për targat është kthim prapa për vendin

Partia Socialdemokrate në aktivitetin e saj simbolik pranë Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen e arritur për targat, kanë vendosur afishe në veturat zyrtare të Qeverisë.

Aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni tha se marrëveshja e djeshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat është kthim prapa për vendin.

Derisa vlerësoi se kjo marrëveshje për targa i paraprinë Asociacionit.


Më poshtë sjellim tri pikat e marrëveshjes për targat që u arrit të enjten në Bruksel:

Njësitë speciale të policisë të vendosura aktualisht në Jarinje dhe Bërnjak do të hiqen njëkohësisht me bllokadat e rrugëve, duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se në ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak para fillimit të largimit të njëkohshëm dhe do të qëndrojë për rreth dy javë për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, dhe lirinë e lëvizjes.

Nga 4 tetori 2021 në orën 8:00, vendosja e stikersave siç është rënë dakord në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE do të zbatohet si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

Një Grup Punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, palës së Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE-ja do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor 2021, në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i tij i parë, Grupi Punues do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme të formatit të nivelit të lartë të Dialogut.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori