LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë
Arkiv

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se historia e Kosovës dhe ajo e Palestinës janë tërësisht të ndryshme.

Në një prononcim për Radio Dukagjinin, ai u shpreh se arsyeja pse Palestina po njihet nga shumë shtete e Kosova jo, është mungesa e aftësisë së diplomacisë sonë.

“Ka një dallim substancial midis historisë së Kosovës dhe Palestinës, janë dy çështje të ndryshme, shpjegimet pse Palestina ka njohje ndërkaq Kosova nuk ka… është lehtë e shpjegueshme është mungesë totale e diplomacisë”, tha ai.


I pyetur nëse Kosova duhet ta njohë pavarësinë e Palestinës, Hyseni theksoi se një veprim i tillë do të ishte hap i gabuar. Sipas tij, Palestina vazhdimisht ka anuar nga qëndrimi i Serbisë dhe nuk e ka përkrahur rrugën e Kosovës për pavarësi.

“Mendoj që do të ishte hap strategjikisht i gabuar sepse në rastin e konfliktit Izrael-Palestinë, Kosova duhet t’i përqafojë politikat amerikane dhe BE-së… në fund të fundit Kosova nuk ka detyrim as moral për ta njohur Palestinën pa një pëlqim ndërkombëtar, botërisht dihet qëndrimi i Palestinës si entitet, si popull karshi rrugës së Kosovës për pavarësi, po ashtu edhe për vuajtjet e popullit të Kosovës. Palestinës e  mban qëndrimin e Beogradit karshi Kosovës”, tha ai.

Tutje, ai e ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës duke e cilësuar si të fjetur e madje edhe inekzistente.

“Është një dallim substancial midis këtyre dy rasteve Kosovës dhe Palestinës, në anën tjetër për rastin e Kosovës kemi një diplomaci tërësisht të fjetur, inekzistente. Në rastin e Palestinës konflikti në Gaza e ka aktualizuar çështjen e idesë së kamotshme të zgjidhjes midis dy shteteve, d.m.th. formula e dy shteteve e përqafuar si zgjidhje pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë këtu edhe ShBA dhe BE. Pa dashtë me i komentu lëvizjet e tri vendeve evropiane për të njohur shtetin e Palestinës pa një pajtim ndërkombëtar, saktësisht siç ka thënë shtëpia e bardhë, ka qenë dhe është e ngutshme të merret anë në këtë konflikt pa një pajtim të palëve”, tha ai.

Së fundmi, pavarësinë e Palestinës e kanë njohur shtetet si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia./RadioDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori