LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Hyseni: Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kosovës sot i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Kështu ka njoftuar kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Driton Hyseni, transmeton Telegrafi.

Hyseni në një reagim në profilin e tij në Facebook thotë se “Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, sot vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble”.


“Ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO. Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 Maj në Sofje”, ka pohuar ai.

Haliti: Kosova pritet të pranohet partner i acociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Lexo po ashtu Haliti: Kosova pritet të pranohet partner i acociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Tutje, Hyseni ka shpjeguar se çfarë do të thotë avancimi i këtij statusi.

“Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s ne do të kemi zgjerim të delegacionit, përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe do të kemi të drejtë në adresimin e amandamenteve dhe komenteve për secilin proces e dokument i cili trajtohet nga Asambleja, të cilat më herët është dashur të bëhen përmes delegacioneve të vendeve tjera, kryesisht Shqipërisë”, pohoi ai.

Tutje, ai ka falënderuar anëtarët e komisionit drejtues të asamblesë për vendimin e marrë sot në favor të Kosovës.

“E një falënderim të veçantë i dedikova sot përmes komunikimit që kisha me telefon presidentit të Asamblesë z. Michal Szczerba, të cilit po ashtu i shpreha pozicionin e palëkundur të Kosovës në avancimin e vlerave tona të përbashkëta”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori