LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: E vetmja gjë që kam ndier keqardhje ka qenë komunikata e VV-së

Hyseni: E vetmja gjë që kam ndier keqardhje ka qenë komunikata e VV-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes, theksoi se ky institucion i cili ka vënë rregullat e institucioneve për rend dhe ligj, në të njëjtën kohë, edhe pse Kuvendi i ka dhënë ingerencë me ligje të aprovuara secilit institucion për rend dhe ligj, është e drejtë po ashtu e këtij institucioni nëse do të debatojë ose hamendësojë në atë që vet e ka përcaktuar për institucionet e pavarura për rend dhe ligj.

“Ky debat si ky ka mundur të bëhet edhe në tetor, sa më përket mua, këso lloj debatesh munden me u mbajt për çdo ditë. U fol për shumë dikastere, normalisht se nuk mund të foli për të gjitha.

Unë e kam të shenjt që mos të jap urdhra politik, qoftë edhe në polici për qëllime politike. Po theksoj, se kemi një polici të shkëlqyeshme, të cilën duhet ta ndihmojmë drejt përsosjes dhe perfeksionimit.


Pikërisht për shkak të mos përzierës time në polici të hetuesisë, nuk e kam bërë as një lëvizje të vetme për arrestimet. E vetmja gjë që kam ndier keqardhje ka qenë komunikata e LVV-së”, tha Hyseni, raporton KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori