Hyseni dhe drejtori i FRONTEX nënshkruajnë marrëveshje për menaxhim të kufijve

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka qëndruar për vizitë në shtetin e Polonisë ku është takuar me drejtorin ekzekutiv të FRONTEX-it, Fabrice Leggeri.
Hyseni dhe Leggeri kanë nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëpunim operacional në aktivitetet e menaxhimit të kufijve .
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Hyseni përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:Të dashur miq, Qytetarë të nderuar, Me Drejtorin Ekzekutiv të FRONTEX-it, Fabrice Leggeri kam nënshkruar sot në Varshavë Marrëveshjen për Bashkëpunim Operacional në aktivitetet e menagjimit të kufinjëve. Kjo është marrëveshja e parë që nënshkruhet midis Republikës së Kosovës dhe një agjencie të Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje, Kosovës dhe FRONTEX-it u mundëson bashkëpunim të ngushtë operacional në fushat që lidhen me menagjimin e kufinjëve, e siq janë: - luftimi i migrimit të paligjshëm dhe krimit tejkufitar përmes kontrollit të kufnjëve; - këmbimi i përvojave më të mira në fushën e menagjimit të kufirit; - këmbimi i informatave që do të ndihmojnë Kosovën dhe vendet anëtare të BE-së të përmirësojnë menagjimin e kufirit; - zhvillimi i strategjive parandaluese dhe metodave menagjuese për definimin e prioriteteve sigurisë së kufirit; - pjesë marrja e Policisë së Kosovës në analizat e përbashkëta të riskut; - Hartimi dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta, të financuar nga BE-ja, për avancimin e menagjimit të kufinjëve, etj.



















































