Lazio ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit italian Serie A.

Skuadra kryeqytetase ka mposhtur me rezultat të thellë 6-1 Spezian, për ta marrë kreun e renditjes.


Ciro Immobile ka qenë fantastik duke realizuar tre gola për lacialët.

612a7b315a3e1.image

Por golin në këtë takim e gjeti edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Reprezentuesi shqiptar realizoi në minutën e 70-të, pas një asistimi nga Luis Alberto.

Ky ishte goli i parë për Hysajn me fanellën e Lazios në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app